Marrëdhëniet Turko-Shqiptare në Kohën e Ataturkut (Pjesa e 7-të)

Kontributi i intelektualëve shqiptarë në shpalljen e Monarkisë II Kushtetuese.

Marrëdhëniet Turko-Shqiptare në Kohën e Ataturkut (Pjesa e 7-të)

Marrëdhëniet Turko-Shqiptare në Kohën e Ataturkut (Pjesa e 7-të)

Krahina e Maqedonisë pas Traktatit të Berlinit 1878 kthehet në një hapësirë gjeografike, ku shfaqen trazira dhe ndërhyjnë Shtetet e Mëdha. Në vitin 1903 Shtetet e Mëdha duke treguar si shkak një kryengritje në Maqedoni emërojnë oficerë të xhandarmërisë në zona të ndryshme të saj, përkatësisht në zonën e Serezit dërgojnë oficerë francezë, në Drama oficerë anglezë, në zonën e Selanikut dërgohen oficerë rusë, në zonën e Shkupit oficerë austriakë dhe në zonën e Manastirit dërgohen oficerë italianë. Përveç kësaj Fuqitë e Mëdha arrijnë të shtinë në dorë edhe kontrollin e financave të Maqedonisë[1].

Si pasojë e ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha në punët e brendshme të Shtetit Osman, në mesin e turqve dhe myslimanëve krijohet një opinion i gjerë se Maqedonia po shkon drejt humbjes. Në të njëjtën periudhë fillon e shtohet tirania e çetave bullgare, serbe dhe greke ndaj popullatës turke dhe myslimane në Maqedoni. Komiteti Bashkim dhe Përparim këto zhvillime negative i përdor me sukses për qëllimet e veta propagandistike[2]. Si rezultat i të gjitha këtyre Komiteti arrin të rekrutojë në radhët e veta oficerët e rinj në ushtri, kryesisht nga Armata e Tretë, ku shumica e oficerëve në detyrë ishin me origjinë shqiptare[3].  

Takimin[4] e realizuar ndërmjet Mbretit të Britanisë dhe Carit rus në qytetin Reval të Estonisë më 9 Qershor 1908 Gjermania e deklaron si një projekt të ndarjes së Shtetit Osman[5]. Komiteti Bashkim dhe Përparim vihet në veprim për të përmbysur pushtetin despotik të Abdylhamitit II, të cilin e akuzon si përgjegjës të të gjitha këtyre zhvillimeve. Komiteti nga njëra anë përgatit përmbajtjen e notës protestuese, kurse nga ana tjetër kalon në veprime konkrete. 

Oficeri Ahmet Njaziu, që ushtronte detyrën e komandantit të batalionit të Resnjës, mendoi se si pasojë e mbledhjes së Revalit do të kishte një ndërhyrje të huaj ndaj Maqedonisë dhe ditën e premte të 3 korrikut 1908 del në mal me një çetë të formuar nga rreth 100 ushtarë. Kryengritja e Njazi Beut përkrahet jo vetëm nga shqiptarët që shërbenin në Armatën e 3-të, por edhe nga shqiptarët e Dibrës, Strugës, Elbasanit dhe Korçës. Brenda një jave Ahmet Njaziu arrin të shuajë përleshjet e përgjakshme brenda shqiptarëve myslimanë. Në këtë fazë Njazi Beun e ndihmon edhe Komiteti Shqiptar në Korçë, i cili kërkon që të gjithë anëtarët shqiptarë të bashkohen me Komitetin Bashkim dhe Përparim. Për të siguruar mbështetjen e shqiptarëve, Komiteti (Bashkim dhe Përparim) gjatë revolucionit të xhonturqve publikon dekrete të posaçme për shqiptarët. Përveç kësaj komunikata drejtuar popullit shqiptar publikon edhe Mithad Frashëri, i cili ishte Kryetari i Klubit Shqiptar të Selanikut dhe kishte marrëdhënie të sinqerta me anëtarët e Komitetit (Bashkim e Përparim)[6]. Në kuadër të kësaj çetat e Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos bashkohen me Ahmet Njaziun, iniciatori i lëvizjes kryengritëse. 

Abdylhamiti II kryengritjen e Njazi Beut e vlerësoi si një kryengritje lokale dhe mendoi se do të mund ta shtypte me ndihmën e shqiptarëve. Dhe këtë detyrë ia jep Shemsi Pashës me origjinë shqiptare. Shemsi Pasha mori lajmin se në një shkollë të hapur në Ferizaj, një qendër banimi e varur nga sanxhaku i Prishtinës në atë kohë, me qëllim shkollimin e vajzave të huaja nën kujdesin e konsullatës austriake[7] do të organizohej një aktivitet argëtimi dhe siguron kështu grumbullimin e shqiptarëve të zonës në këtë shkollë[8]. Shemsi Pasha planifikon që me forcat që kishte dhe ato që do të mblidhje në Ferizaj të marshonte drejt Shkupit dhe Manastirit, dhe ndërkohë që nga njëra anë do të merrej nga Ahmet Njaziun, nga ana tjetër do të eliminonte oficerët e rinj të Bashkim e Përparim[9].

Shemsi Pasha në krye të dy batalioneve me ushtarë niset nga Mitrovica në drejtim të Selanikut dhe prej këtu drejt Manastirit. Pashai në datën 7 korrik 1908 qëllohet tre herë nga Mylazim Bigali Atifi përpara ndërtesës së telegrafit në Manastir dhe vdes. Kurse Atif Beu i plagosur nga Manastiri arratiset për në Ohër[10].

Pas vrasjes së Shemsi Pashës në Manastir nga kapadaiu nëntoger Atif[11] Valiu i Kosovës, Mahmut Shefket Pasha dërgon në Ferizaj Komandantin e Xhandarmërisë në Kosovë, Galip Beun, për të marrë informacione mbi zhvillimet e këtushme[12]. Haxhi Shaban Efendiu, i njohur si njeri i drejtë dhe që respektohej nga Unionistët (anëtarët dhe simpatizantët e Komitetit të fshehtë Bashkim e Përparim të xhonturqve) dhe shqiptarët, i frymëzuar nga Galip Beu, i cili ishte anëtar i Komitetit Bashkim dhe Përparim, i drejtohet popullit të mbledhur me librin e Kuranit të shenjtë në dorë dhe u thotë se “të kërkosh monarkinë kushtetuese është njësoj si të lutesh për librin e Allahut”. Turma ndikohet shumë nga fjalët e Haxhi Shaban Efendiut [13]. Situatën e mbështesin edhe unionistë të shquar që kishin ardhur nga Shkupi duke thënë se kërkesa e tyre për monarki kushtetuese do të sillte rezultate shumë të mira. Vendimi që kishte marrë populli i Ferizajt, që kërkonte monarki kushtetuese, shndërrohet në një betim të shkruar (besa) dhe në datën 20 korrik të vitit 1908 i dërgohet me telegraf të përbashkët padishahut për të shpallur Lirinë dhe Kushtetutën[14]. Abdylhamiti II nuk i kthen përgjigje telegrafit, por angazhon Tatar Osman Pashën dhe pret prej tij eliminimin e oficerëve të rinj që kishin dalë në mal dhe turmën e mbledhur në Ferizaj. Por shpresat e padishahut shuhen shumë shpejtë, pasi në 23 korrik 1908 Nijazi Beu e rrëmben Tatar Osman Pashën nga shtrati ku flinte në Manastir dhe e çon atë në mal[15].   

Qendra në Selanik e Komitetit Bashkim dhe Përparim i ndiqte nga afër zhvillimet dhe duke shfrytëzuar rastin kalon menjëherë në veprim. Në datën 23 korrik 1908 në emër të të gjithë popullit, pa bërë dallime në nëpunës, ushtri, prejardhje dhe besim fetar, kjo qendër i dërgon postit të kalifatit një telegraf për shpalljen e monarkisë kushtetuese. Vetëm se Stambolli nuk i kthen përgjigje as telegrafit të Komitetit, dhe as atij të dërguar nga Ferizaj[16].

Me mosardhjen e përgjigjes nga Padishahu, Galip Beu i ndodhur në atë kohë në Ferizaj, me anë të Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Sudi Beut i dërgon edhe një telegraf tjetër rezidencës sulltanore në “Yıldız”, ku qëndronte Abdylhamiti II. Në telegraf Galip Beu i shkruan Padishahut se janë gati të marshojnë të armatosur dhe me mos-ardhjen e përgjigjes së pritur nga Padishahu vendos të shpallë lirinë duke u dakorduar me Qendrën Administrative dhe autoritetet ushtarake në Manastir. Kapiteni artiljer Zija (nga Kayseri) bën 101 të shtëna me top dhe njofton fundin e periudhës despotike të Padishahut dhe fillimin e monarkisë kushtetuese[17].

Ngjarjet në Ferizaj dhe Manastir bëjnë të vihen në lëvizje edhe qendrat e Komitetit Bashkim dhe Përparim në krahinat e tjera të Maqedonisë. Si rrjedhim shtohet numri i telegrafëve që dërgohen nga Kosova, Selaniku, Serez, Ishtip, Prishtina (nga sanxhaqet dhe kazatë) drejt rezidencës së Padishahut në “Yıldız”.  Në një telegraf të dërguar nga Serez thuhet se në qoftë se përgjigja e pritur nuk vjen brenda një ore populli do të njohë për padishah kandidatin e Dinastisë Osmane, bazuar kjo në kushtetutë (kanun-i esasi). Me telegrafin që mori nga Serez Abdylhamiti II humbet edhe atë pak shpresë që ushqente[18]. Këshilli i Ministrave mblidhet në rezidencën sulltanore “Yıldız” nën drejtimin e Kryeministrit Sait Pasha. Në mbledhje lexohen rreth 250 telegrafët e dërguar nga Maqedonia dhe zhvillohen debate lidhur me situatën. Padishahu kur e shikon që mbledhja hyn në qorrsokak kërkon përmes sekretarit të parë të tij përpilimin e procesverbalit të mbledhjes për shpalljen e kushtetutës së re. Përmbajtja e vendimit të shkruar u dërgohet me telegraf Inspektoratit të Përgjithshëm në Maqedoni si dhe valinjve. Ndërkohë përgatitet edhe një komunikatë për t’u botuar në gazetat e Stambollit[19]. Si përfundim monarkia kushtetuese shpallet me kontributin dhe ndihmesën shumë të rëndësishme të shqiptarëve. 

U përgatit nga: Dr. Halil Özcan (Pedagog i lëndës “Parimet e Ataturkut dhe Historia e Revolucionit Turk” në Universitetin “Başkent” në Ankara.)

U përshtat në shqip nga: Serdar Hüseyni.        

Burimet dhe literatura kryesore:

AKŞİN, Sina, 31 Mart Olayı, Sevinç Matbaası, Ankara, 1970.

AKŞİN, Jön Türkler ve İttihat Terakki, Remzi Kitabevi, İstanbul, 1987.

BOZBORA, Nuray, Osmanlı Yönetiminde Arnavutluk ve Arnavut Ulusçuluğu’nun Gelişimi, Boyut Yayıncılık, İstanbul, 1997.

BARTL, Peter, Milli Bağımsızlık Hareketleri Esnâsında Arnavutluk Müslümanları, çeviren Ali Taner, Bedir Yayınları, İstanbul, 1998.

 ÇELİK, Bilgin, İttihatçılar ve Arnavutlar: II.Meşrutiyet Döneminde Arnavut Ulusçuluğu ve Arnavutluk Sorunu, Büke Kitapları, İstanbuli 2004.

KÜLÇE, Süleyman, Firzovik Toplantısı ve Meşrutiyet, Ticaret Basımevi, İzmir, 1944.

ÖZCAN, Halil, “Emekli Erkânıharp Miralay Selahattin Beyin II. Meşrutiyet’in İlânına Katkısı”, Ank. Üniversitesi Türk İnkılâp Tarihi EnstitüsüAtatürk Yolu Dergisi, Sayı: 45, Bahar 2010, s.83-102.

TUNAYA, Tarık Zafer, Hürriyetin İlânı: İkinci Meşrutiyet’in Siyasi Hayatına Bakış, Bilgi Üniversitesi Yayınları, İstanbul, 2004.

VLORA, Avlonyalı Ekrem Bey, Osmanlı Arnavutluk’undan Anılar (1885-1912), Çeviren Atilla Dirim, İletişim Yayınları, İstanbul, 2006.

 


[1] Karal, Enver Ziya: Osmanlı Tarihi IX. Cilt: İkinci Meşrutiyet ve Birinci Dünya Savaşı (1908-1918), Türk Tarih Kurumu Basımevi, Ankara, 1999, s.1-5.

[2]Halil Özcan, “Emekli Erkânıharp Miralay Selahattin Beyin II. Meşrutiyet’in İlânına Katkısı”, Ank. Üniversitesi Türk İnkılâp Tarihi EnstitüsüAtatürk Yolu Dergisi, Sayı: 45, Bahar 2010, s .87-88.

[3]Peter Bartl, Milli Bağımsızlık Hareketleri Esnâsında Arnavutluk Müslümanları, çeviren Ali Taner, Bedir Yayınları, İstanbul, 1998,s.263.

[4]Sina Akşin, 31 Mart Olayı, Sevinç Matbaası, Ankara, 1970,s .4.

[5]Sina Akşin, Jön Türkler ve İttihat Terakki, Remzi Kitabevi, İstanbul, 1987, s. 71-72).

[6]Peter Bartl, Milli Bağımsızlık Hareketleri Esnâsında Arnavutluk Müslümanları, çeviren Ali Taner, Bedir Yayınları, İstanbul, 1998, s.263-265.

[7]Süleyman Külçe, Firzovik Toplantısı ve Meşrutiyet, Ticaret Basımevi, İzmir, 1944, s.11.

[8]Karal, a.g.e., 35-36.

[9]Külçe, a.g.e., s.16-17.

[10]Külçe, a.g.e.s, 44-46.

[11]Bilgin Çelik, İttihatçılar ve Arnavutlar: II.Meşrutiyet Döneminde Arnavut Ulusçuluğu ve Arnavutluk Sorunu, Büke Kitapları, İstanbuli 2004,s.100

[12]Külçe, a.g.e.,s.53.

[13]Avlonyalı Ekrem Bey Vlora, Osmanlı Arnavutluk’undan Anılar (1885-1912), Çeviren Atilla Dirim, İletişim Yayınları, İstanbul, 2006, s.233.

[14]Külçe, a.g.e,, s. 55-61, Tarık Zafer Tunaya, Hürriyetin İlânı: İkinci Meşrutiyet’in Siyasi Hayatına Bakış, Bilgi Üniversitesi Yayınları, İstanbul, 2004,s.3.

[15]Karal, a.g.e.,s.35.

[16]Karal, a.g.e., s.37.

[17]Karal, a.g.e., s.37.

[18]Karal, a.g.e., s.38.

[19]Karal, a.g.e., s.39-40.



Lajme të ngjashme