Kosovë – Mitchell: E rëndëdishme zgjidhja e kufirit me Malin e Zi

Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, deklaroi të hënën se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishme...

Kosovë – Mitchell: E rëndëdishme zgjidhja e kufirit me Malin e Zi

Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, deklaroi të hënën se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishme.

Mitchell, në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që u mbajt në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, tha se me presidentin kanë biseduar për çështjen e kufirit me Malin e Zi dhe rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështje.

Sipas tij, vetëm Kosova mund të zgjedh të ardhmen e saj.

Mitchell tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë duke punuar krah për krah me Kosovën.

Zyrtari amerikan ka mohuar të ketë ndonjë plan për Kosovën që do ia dorëzojë Serbisë, duke i quajtur raportimet për këtë çështje si spekulim.

Ndërsa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se askush nuk ka arsye që ta vonojë çështjen e demarkacionit dhe kjo është interes strategjik dhe shtetëror.

Presidenti shpreson që partnerët e koalicionit qeveritar janë duke biseduar me Listën Serbe që kjo çështje të përmbyllet ditët e ardhshme.

Me zyrtarin e SHBA-së, Presidenti Thaçi vuri në pah se kanë biseduar edhe për transformimin e FSK-së dhe mundësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi. Thaçi tha se Kosova nuk do të lejojë asnjë formë të ndarjes apo shkëmbimit të territoreve. /ATSH



Lajme të ngjashme