Dita e Biçikletave në Shkodër

Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, Bashkia e Shkodrës, në bashkëpunim me OJF THE DOOR dhe DRKK kanë organizuar edhe këtë vit “Ditën e Biçikletave”.

İşkodra bisiklet günü 6.jpg
İşkodra bisiklet günü 7.jpg
İşkodra bisiklet günü 9.jpg

Dita e Biçikletave në Shkodër

Bashkia e Shkodrës, në bashkëpunim me OJF THE DOOR dhe DRKK Shkodër në kuadër të Javës Evropiane të  Lëvizshmërisë kanë organizuar edhe këtë vit “Ditën e Biçikletave”. Në qendër të qytetit ka qenë një festë e vërtetë, ku nuk kanë munguar as animatorët për më të vegjlit. Fëmijë të kopshteve të qytetit janë bërë pjesë e laboratorit kreativ me temë “Biçikleta”, ndërsa nuk ka munguar as panairi i mjetit lëvizës më të përdorur në Shkodër, i mundësuar nga bizneset e shërbimit.

Një eveniment i kthyer në traditë tashmë, i cili ka për qëllim të përçojë tek njerëzit mesazhin e përdorimit të transportit të shëndetshëm të biçikletës.

Ishte ky mesazhi i drejtorit të turizmit në Bashkinë e Shkodrës, Gentian Mema në fjalën e tij përshëndetëse…

Ndërkohë, Kastriot Faci, përfaqësuesi  OJF THE DOOR i bën apel qytetarëve të përdorin këtë mjet transporti…

Aktiviteti ka vijuar me ndarjen e diplomave për biçikletat më të mira si dhe për artistët e rinj të shkollës verore që i parapriu “Ditës së Biçikletave”. Gjatë aktiviteteve, ka qëndruar e hapur edhe ekspozita e veçantë e punimeve të shkollës verore si dhe maketi i biçikletës.

Siç është e natyrshme, nuk ka munguar as xhiroja me biçikleta nga qendra drejt Pedonales së Molos dhe kthim.

Vlen të përmendet se në Shkodër, biçikleta e parë ka hyrë në vitin 1907 dhe, që nga ajo ditë, rreth 30 përqind e banorëve vazhdojnë të përdorin biçikletat si mjetin mş ekonomik dhe të shëndetshëm për lëvizjen në qytet.

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -

 



Lajme të ngjashme