BE-ja nuk është e gatshme t'u japë fund negociatave me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn deklaroi se mendimi që dominon në BE është ai në drejtim të mosrrënimit të urave me Turqinë.

BE-ja nuk është e gatshme t'u japë fund negociatave me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Zhan Aselborn (Jean Asselborn) deklaroi se Bashkimi Evropian nuk është i gatshëm për t'u dhënë fund në mënyrë të njëanshme negociatave për anëtarësim me Turqinë.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve se a do të merret vendimi në samitin e BE-së për dhënien fund të negociatave të anëtarësimit të Turqisë, Aselborn tha: “Në mbledhjen e djeshme u shprehën dy mendime. Mendimi që dominon në BE është ai në drejtim të mosrrënimit të urave”.

“Për ti dhënë fund zyrtarisht procesit të anëtarësimit është e nevojshme që të paktën 9 vende anëtare të Komisionit Evropian të kërkojnë publikimin e një vendimi të tillë”, deklaroi Aselborn.

Duke e bërë të ditur se nuk ka ndonjë kuptim marrja në rend të ditës të një çështjeje të tillë pa u plotësuar këto kushte, ministri Aselborn tha se “Jam i mendimit që ende nuk kemi arritur në këtë pikë”.



Lajme të ngjashme