Irak – Opozita në KRG kërkon dorëheqjen e Presidentit Barzani dhe ndihmësit të tij

Lëvizja për Ndryshim (Gorran), partia opozitare kryesore në administratën rajonale kurde të Irakut (KRG), kërkoi të dielën vonë dorëheqjen e Presidentit Masoud Barzani dhe ndihmësit të tij, Kosrat Rasul Ali...

Irak – Opozita në KRG kërkon dorëheqjen e Presidentit Barzani dhe ndihmësit të tij

Lëvizja për Ndryshim (Gorran), partia opozitare kryesore në administratën rajonale kurde të Irakut (KRG), kërkoi të dielën vonë dorëheqjen e Presidentit Masoud Barzani dhe ndihmësit të tij, Kosrat Rasul Ali.

“Populli ynë ka humbur shumë arritje të fituara me gjak. Madhështia e peshmergëve është thyer. Kemi humbur shumë vende mike. Shkaktare e të gjitha këtyre është pushteti, që ka dështuar në të kaluarën”, deklaroi zëdhënësi i Lëvizjes për Ndryshim, Shorsh Haji, gjatë një konference shtypi në selinë e partisë në Sulaymaniyah.

Ai shtoi se Presidenti i KRG-së, Masoud Barzani dhe ndihmësi i tij, Kosrat Rasul Ali, e kanë humbur tashmë të gjithë legjitimitetin.

“Ata duhet të japin dorëheqjen. Kabineti i qeverisë aktuale duhet të shpërbëhet gjithashtu. Duhet të formohet një qeveri e shpëtimit kombëtar, ligji për Presidencën duhet të shfuqizohet dhe rishikohet”, theksoi zëdhënësi Haji.



Lajme të ngjashme