Putini rusëve: Përgatituni për luftë!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në fjalën që ka mbajtur në një konferencë zhvilluar pas samitit tresh për Sirinë në Soçi me pjesëmarrjen e liderëve të Turqisë, Iranit dhe Rusisë, lëshoi direktivën “Përgatituni për luftë”...

bahreyn s-400 almak için rusya ile görüşüyor.jpg
Rusya ve Türkiye orduları 'en güçlü 10' arasında.jpg
rusya, deyr ez zor, deaş.jpg
Rusya Suriye'den çekiliyor
rusya-asker-tank.jpg
10-11/Files/UploadedImages/8278312896rusaskeriucak.jpg

Në fjalimin e tij në këtë konferencë, Vladimir Putin theksoi se ekonomia ruse duhet të rrisë shpenzimet e prodhimit ushtarak dhe të përqendrohet në investimet e reja të mbrojtjes.

"Nëse duam të fitojmë, duhet të jemi më mirë", tha Putin, duke theksuar se Rusia duhej të tejkalonte kapacitetet ushtarake të vendeve perëndimore.

Me konfliktin ruso-gjeorgjian në vitin 2008, trupat ruse u pastruan nga pajisjet e vjetra sovjetike dhe për ushtrinë ruse filloi një lëvizje gjithëpërfshirëse modernizimi.

Shpenzimet ushtarake në vend vitin e kaluar thyen rekord duke kapërcyer 3,3 për qind të të ardhurave kombëtare.

Shpenzimet ushtarake të Rusisë janë 30 për qind më pak se sa ato të NATO, rivalja më e madhe e saj.

Të hënën, kryeministrja britanike Theresa May kishte thënë se sulmet kibernetike të Rusisë po kërcënonin botën. Vendosja e Rusisë në shënjestër nga Theresa May duke thënë se “ne e dimë se çfarë po bëjnë ata”, thuhet se ka qenë edhe arsyeja kryesore përse Putini ka zgjedhur të mbajë një fjalim të tillë me temë “përgatitjen për luftë”.

 


Lajme të ngjashme