Sulm racist në Suedi

Në qytetin suedez Gallivare që ndodhet në krahinën Lapland, është kryer një sulm racist mbi automjetin e emigrantit 25-vjeçar nga Eritrea.

Sulm racist në Suedi

Në qytetin suedez Gallivare që ndodhet në krahinën Lapland, është kryer një sulm racist mbi automjetin e emigrantit 25-vjeçar nga Eritrea, Samson Cibrom, të cilit sulmuesit ia kishin vënë flakën.

Para se t'ia vinin flakën automjetit, sulmuesit e kishin vizatuar një svastikë, për çka policia nga Norrbotten, i dha epitetin e krimit racist nga urrejtja.

Hetimi është në vazhdim e sipër, ndërsa policia nuk ka bërë ndonjë arrestim.

Në një prononcim për të përditshmen “Aftonbaladet”, Kibrom tha se bashkë me familjen e tij kishin ardhur në Suedi nga Eritrea, dhe se ishin vendosur në Gallivara për të jetuar në një mjedis të sigurt.

Ai shtoi se jeta e tyre është shndërruar në një makth të vërtetë në gjashtë ditët e fundit.

"Javën e kaluar, sulmuesit thyen xhamat e derës hyrëse në ndërtesën ku jetojmë, pas çka kishin derdhur edhe alkool brenda. Tani i vënë zjarrin automjetit tim dhe vizatuan svastika. Ata nuk na duan këtu, por unë kam dy fëmijë të vegjël, dhe familja është në frikë”, tha Kibrom.

Emigranti afrikan tha se familja po shqyrton seriozisht shpërnguljen. (AA)



Lajme të ngjashme