SHBA – Takim dyditor Trump-Abe, Koreja e Veriut në fokus të bisedimeve

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, do të zhvillojë një vizitë në shtetin amerikan të Floridas për të biseduar për Korenë e Veriut dhe çështje të tregtisë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

SHBA – Takim dyditor Trump-Abe, Koreja e Veriut në fokus të bisedimeve

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, do të zhvillojë një vizitë në shtetin amerikan të Floridas për të biseduar për Korenë e Veriut dhe çështje të tregtisë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Takimi në fjalë vjen në kuadër të planifikimit të një samiti mes Trumpit dhe liderit koreanoverior, Kim Jong-Un, që pritet të zhvillohet në fund të majit ose në fillim të qershorit.

Në këtë takim dyditor, pritet që Abe t’i kërkojë Trumpit që kur të takohet me Kim Jong-Unin të diskutojë për çështjen e shtetasve japonezë të kapur nga agjentët e Koresë së Veriut dekada më parë.

Shefi i qeverisë japoneze do të kërkojë gjithashtu nga kreu i Shtëpisë së Bardhë që të heqë tarifat e reja mbi çelikun dhe aluminin, të imponuara muajin e kaluar nga Uashingtoni. /ATSH



Lajme të ngjashme