Mbi 30 milionë turistë vizitojnë Turqinë

Sipas autoriteteve turke të migracionit më shumë se 30 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Turqi në 11 muajt e parë të vitit 2017.

Mbi 30 milionë turistë vizitojnë Turqinë

Gjithsej 30.37 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Turqi, ndërsa 30.4 milionë janë larguar nga vendi gjatë kohës së njëjtë, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Migracionit, të analizuara nga AA.

Në vitin 2016, 24.7 milionë shtetas të huaj vizituan Turqinë, dhe në 11 muajt e parë të këtij viti kjo shifër u rrit më shumë se 5 milionë, tregojnë të dhënat.

Sipas të dhënave, rusët kryesojnë në murrin e personave vizituan Turqinë nëpërmjet tokës, ajrit, detit ose hekurudhës, të pasuar nga gjermanët dhe iranianët.

Në tetor, prefekti i Antalias tha se turistët rusë që vizituan qytetin arritën një nivel të lartë, duke arritur në 3.4 milionë deri në fund të shtatorit. (AA)



Lajme të ngjashme