Sivjet Turqia mund të thyejë rekord në turizëm

Në deklaratën që bëri nga Burduri, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtullmush tha se ky vit do të jetë vit i mirë për turizmin turk dhe parashikimet janë për 38 milionë turistë dhe 30 miliardë dollarë të ardhura.

Sivjet Turqia mund të thyejë rekord në turizëm

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) të premten vizitoi Burdurin për të marrë pjesë në disa ceremoni përurimi dhe realizuar kontakte me autoritetet lokale. Në fjalën që mbajti këtu ministri vlerësoi edhe zhvillimet në sektorin e turizmit.

Edhe pse në vitet 2016-2017 rezultatet ishin relativisht modeste, duke mos i plotësuar pritshmëritë, në 2017-ën sektori i turizmit bëri një kthesë me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe, tha Kurtullmush, duke shpjeguar se në vitin 2017 në Turqi erdhën rreth 32,4 milionë turistë dhe nga turizmi u morën rreth 26 miliardë dollarë të ardhura.

Duke iu referuar rekordit të 2014-ës, Kurtullmush tha: "Ne shpresojmë që këtë vit ta kapim numrin e turistëve të vitit 2014, madje ta kapërcejmë atë. Objektivi për këtë vit është rreth 38 milionë, ndërkohë shpresojmë që kjo të na lërë afërsisht 30 miliardë dollarë të ardhura".

Në lidhje me vitin 2018, vazhdoi ministri, kemi reagime shumë të mira nga Gjermania, Britania, Rusia, Ukraina dhe vende të tjera. Deri tani kemi një rritje prej 40 për qind në rezervimet e hershme krahasuar me mesataren e vitit të kaluar, gjë që tregon se këtë vit do të kemi një sezon të mirë turistik",- përfundoi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtullmush.



Lajme të ngjashme