Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në sektorin e ndërtimtarisë mes Turqisë dhe Japonisë

Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zeybekçi ndodhet për një vizitë në Japoni.

Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në sektorin e ndërtimtarisë mes Turqisë dhe Japonisë

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi ndodhet për një vizitë në Japoni.

Në kuadër të kontakteve të tij në Japoni ministri Zeybekçi mori pjesë në Seminarin e Bashkëpunimit të Ndërtimtarëve Turko-Japonez.

Duke e bërë të ditur se janë takuar për të diskutuar për mundësitë për bashkëpunim në biznes dhe fuqi në të gjitha anët e botës mes qytetarëve të të dyja vendeve, ministri i Ekonomisë së Turqisë tha se dashuria dhe simpatia që kanë mes tyre të dy vendet aziatike që ndodhen në dy cepat e Azisë, nuk pasqyrohet mjaftueshëm në bashkëpunim, ekonomi, partneritet dhe vëllimin e biznesit.

Zeybekçi tërhoqi vëmendjen se Turqia ka potencialin e rritjes sikurse Japonia në vitet e 70-ta, ndërsa shtoi se shifrat e rritjes bëjnë që Turqia të radhitet e para në mesin e vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (OECD) dhe të vendeve të grupit G-20.

Ai bëri të ditur se Turqia gjatë viteve të ardhshme do të vazhdojë rritjen e saj si “vendi me rritje më të shpejtë në Evropë”.

Ministri i Ekonomisë gjithashtu shtoi se Turqia gjatë 10 viteve të ardhshme do të investojë 150 miliardë dollarë në fushën e energjisë, për transport, linjat hekurudhore të shpejtësisë së lartë dhe autostrada 100 miliardë dhe do të bëjë edhe investime të ngjashme edhe në sektorin e teknologjisë së shëndetësisë.

Duke e vënë në dukje se Turqia është njëra prej vendeve të radha, e cila rriti të ardhurat kombëtare, Zeybekçi tha: “Gjatë 15 viteve të fundit Turqia u rrit për 3,5-4 herë. Ndërkaq ajo ju ofron mundësi që gjatë 10 viteve të ardhshme të dyfishoni çdo gjë. Turqia dëshiron që këto mundësi ti ndajë me miqtë e saj, me ju”.

Zeybekçi bëri të ditur se kompanitë turke të ndërtimtarisë në mbarë botën kanë përfunduar me sukses projekte në vlerë 360 miliardë dollarë.

Ai tërhoqi vëmendjen edhe në lulen e qershisë “sakura”, e cila zë një vend të rëndësishëm në kulturën japoneze, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Bashkëpunimi turko-japonez në fushën e ndërtimtarisë në vendet e treta do të jetë i mrekullueshëm sikurse ‘sakura’. Tani ne kemi për detyrë për të krijuar atmosferën, stinën dhe kopshtin për sakuran”.

Nihat Zeybekçi njoftoi se mbledhja e Këshillit të Biznesit Turko-Japonez planifikohet të mbahet në Stamboll në shtator dhe me këtë rast propozoi edhe takimin e përfaqësuesve të sektorit të ndërtimtarisë të të dyja vendeve.

Ministri turk i Ekonomisë pas fjalimit së bashku me ministrin japonez të Trojeve, Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit, Keiichi Ishii nënshkroi memorandumin e mirëkuptimit mes Turqisë dhe Japonisë për shërbime të ndërtimtarisë në vendet e treta. Të dy ministrat patën edhe një takim kokë më kokë.

Pas seminarit, ministri Zeybekçi u takua edhe me kreun e Organizatës për Tregti me Jashtë të Japonisë (JETRO), Hiroyuki Ishige.



Lajme të ngjashme