Finlanda bëhet pjesë e gazsjellësit rus “Nord Stream 2”

Finlanda autorizoi të enjten projektin për gazsjellësin “Nord Stream 2” që do të lidhë Rusinë me Gjermaninë duke kaluar në ujërat e Detit Baltik, njoftuan autoritetet.

Finlanda bëhet pjesë e gazsjellësit rus “Nord Stream 2”

“Agjencia rajonale administrative shtetërore për rajonin jugor të Finlandës akordoi lejen e kërkuar sipas ligjit finlandez për ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream 2″ mes Rusisë dhe Gjermanisë në zonën ekonomike finlandeze”, theksoi agjencia në një komunikatë.

Më 5 prill, qeveria finlandeze kishte dhënë miratimin e saj për projektin e ndërtimit të gazsjellësit.

Projekti “Nord Stream 2” parashikon të dyfishojë deri në fund të vitit 2019 kapacitetet e “Nord Stream 1” dhe të mundësojë livrimin e sa më shumë gazi rus drejtpërdrejt në Gjermani, pa kaluar nga Ukraina.

Gjermani hoqi në fund të marsit pengesat e fundit për ndërtimin dhe funksionimin në ujërat e saj të gazsjellësit rus. (ATSH)

 


Lajme të ngjashme