Lajthitë turke u promovuan në panairin gjigand të Kinës

Në panairin e zhvilluar gjatë datave 5-10 nëntor morën pjesë 3 mijë e 600 kompani nga 172 vende të botës.

Lajthitë turke u promovuan në panairin gjigand të Kinës

Lajthitë turke u promovuan në Panairin Ndërkombëtar të Importit, që u zhvillua në Shangai të Kinës.

Presidenti i Bordit Ekzekutiv të Shoqatës së Eksportuesve të Lajthisë dhe Produkteve të Lajthisë në Detin e Zi (KFMIB), Edip Sevinç, në një deklaratë me shkrim, bëri të ditur se në panairin e zhvilluar gjatë datave 5-10 nëntor morën pjesë 3 mijë e 600 kompani nga 172 vende të botës.

Ai theksoi se panairi u vizitua nga rreth 40 mijë vetë dhe bëri të ditur se në vitin 2017, lajthia zuri vendin e parë në eksportin e Turqisë drejt kinës me 7 mijë e 300 tonë lajthi me vlerë 55 milionë dollarë.

Sevinç tha se ky rezultat ka ardhur falë aktiviteteve të promovimit të lajthisë dhe nënprodukteve të saj në Kinë, që nga fillimi i viteve 2000.

Presidenti i Bordit Ekzekutiv të Shoqatës së Eksportuesve të Lajthisë dhe Produkteve të Lajthisë në Detin e Zi nënvizoi se lajthia që kultivohet në Turqi, si nga cilësia ashtu edhe nga shija zotëron një njohje të mjaftueshme në Kinë.

Edip Seviç, në deklaratë shkroi se pjesëmarrja në panair ishte e frytshme dhe tërhoqi vëmendje se pas bisedimeve dypalëshe do të rrihet me etapa edhe eksporti ndaj Kinës në këtë fushë.

 



Lajme të ngjashme