Rekord historik në eksportet e industrisë turke e automobilistikës: 31,6 miliardë dollarë

Industria turke e automobilistikës ka thyer rekord në eksport falë shitjeve të jashtme prej 31,6 miliardë dollarësh që ka realizuar vitin e kaluar.

Rekord historik në eksportet e industrisë turke e automobilistikës: 31,6 miliardë dollarë

Kjo shifër ishte në nivelin e 28 miliardë e 527 milionë e 976 mijë dollarë në vitin 2017, gjë që tregon se sektori e ka rritur eksportin me 10,7 për qind në vitin 2018.

Vëllimi i shitjeve të jashtme të këtij sektori në 2018-n, i cili ka arritur në pragun e 32 miliardë dollarëve, është regjistruar si eksporti më i lartë historik i Turqisë duke marrë gjithashtu 18,8 për qind të pastës së eksporteve të vendit në total: 168 miliardë e 88 milionë dollarë.

Eksporti i industrisë automobilistike turke në vendet evropiane gjatë vitit të kaluar është rritur me 11,5 për qind në krahasim me 2017-n duke u realizuar në 25 miliardë e 138 milionë e 204 mijë dollarë.

Kështu, 79,6 për qind e eksporteve të përgjithshme prej 31,6 miliardë dollarësh të sektorit në vitin 2018 është realizuar drejt shteteve evropiane. Thënë me fjalë të tjera, në Evropë kanë shkuar çdo 4 në 5 produkte të eksportuara të industrisë automobilistike turke.

Në të njëjtën periudhë, grupet e shteteve që ndjekin Evropën me më shumë produkte të importuara nga industria turke e automobilistikës janë vendet e Afrikës me 1 miliard e 536 milionë e 362 mijë dollarë dhe ato të Lindjes së Mesme me 1 miliard e 426 milionë e 530 mijë e dollarë.



Lajme të ngjashme