Shqipëria me rritjen ekonomike më të lartë në rajon

Ministri në ikje i Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj,ka bërë bilancin ekonomik për vitin 2018 në një bashkëbisedim me gazetarët.

Shqipëria me rritjen ekonomike më të lartë në rajon

Shqipëria me rritjen ekonomike më të lartë në rajon

Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë në ikje, ka bërë bilancin ekonomik për vitin 2018 në një konferencë shtypi dhe bashkëbisedim me gazetarët.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj u shpreh se gjatë këtyre tre viteve kur ai ka drejtuar këtë dikaster, vendi ka shënuar rritjen ekomomike më të lartë në rajon. Madje, ministri u shpreh se viti 2013, kohë kur e majta erdhi në pushtet, ishte “lugina e errët” e ekonomisë.

Ministri Ametaj theksoi në fjalën e tij se ekonomia e Shqipërisë në 5 vitet e fundit ka shënuar vetëm rritje.

“Në 9-mujorin e vitit 2018 rritja ekonomike e Shqipërisë është 4,35 për qind dhe tre mujori i tretë i vitit 2018 është 4,45 për qind, që është më e larta në rajon”, tha Ahmetaj.

Duke u ndalur tek rritja e punësimit, ai nënvizoi se në tre vitet e fundit punësimi është rritur me 10,7 për qind, ndërsa shtoi se numri i papunësisë është në shifrat më të ulëta historike, 12,2 për qind.

Për sa i përket të punësuarve në sektorin jobujqësor, Ahmetaj tha: “Janë 684 mijë e 614 të punësuar në sektorin jobujqësor dhe janë 262 mijë në total të punësuar të rinj. Plot 31.750 më shumë të punësuar që nga muaji shtator i vitit 2017. Konsumi i përditshëm i popullsisë ka ardhur duke u rritur dhe është më i larti statistikisht që nga viti 2010”, deklaroi Ahmetaj.

Lidhur me investimet e huaja, ministri i Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë deklaroi se investimet janë rritur. “Nëntëmujori i vitit 2018 është 757 milionë euro dhe ky vit do të shënojë rekord dhe do të kapë 1 miliard euro investime të huaja”, u shpreh ai.

2017-a pati rritje më të madhe të pagave, 100 milionë dollarë; dhe kemi një sërë uljesh të ngarkesave fiskale. 2018-a ka qenë vit i vështirë dhe i suksesshëm”, tha Ahmetaj.

Ndërkohë, kontributin kryesor në rritjen ekonomike në Shqipëri e kanë dhënë sektorët si industria, energjia, tregtia, transporti, bujqësia dhe sektorë të tjerë.

Ahmetaj tha se qeveria “Rama2” nuk krijoi borxh të ri.

Qeveria ‘Rama 2’ nuk krijoi borxh të ri, por lehtësoi qytetarët nga borxhi. Unë jam krenar edhe për këtë shifër, që është reformë.

Do t’ju lutesha ta fiksonit grafikun e borxhit publik. Këtu sulen analistët, edhe opozita, por kjo besoj do e falënderojë. Sot borxhi publik është 63,6 për qind neto. Shikoni ku e morëm. Është 10 për qind më i ulët se ditën kur e morëm”, – theksoi ndër të tjera ministri i Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë në konferecën e tij të fundit për median.

Nga ana tjetër, vlen të përmendim se ekonomia shqiptare vijon të përfitojë nga ecuria pozitive e partnerëve kryesorë tregtarë, në Eurozonë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se ekonomia e Eurozonës ka vijuar të rritet në tremujorin e tretë, ndonëse me ritme të ngadalësuara.

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në këtë tremujor rezultoi me rritje 1,7 për qind, nga 2,1 për qind që ishte në tremujorin e mëparshëm.

Rritja ekonomike në vendet e Eurozonës është mbështetur tek kontributi pozitiv i shpenzimeve konsumatore dhe investimeve. Ndërsa treguesit paraprakë të zhvillimeve ekonomike, si edhe ata të besimit, sugjerojnë vijimin e rritjes ekonomike edhe në tremujorin e fundit, çka pritet të ndikojë edhe në rritjen e ekonomisë shqiptare.

 

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme