Turqia pret rritje të tregtisë së jashtme në 2019

Indeksi i Ministrisë së Tregtisë për Pritshmërinë e Eksporteve në tremujorin e parë të vitit është rritur me 5,4 pikë përqindjeje në krahasim me çerekun e mëparshëm dhe është realizuar në nivelin e 117 pikë përqindje.

Turqia pret rritje të tregtisë së jashtme në 2019

Ministria e Tregtisë publikoi anketën e pritshmërive për tregtinë e jashtme lidhur me tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas rezultateve të anketës, në tremujorin e parë Indeksi i Parashikimeve të Eksportit u rrit me 5,4 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Indeksi, i cili në tremujorin e katërt të vitit të kaluar kishte qenë 111,6 pikë përqindje, u rrit në 117 në tremujorin e parë të këtij viti. Kurse krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë indeksi u rrit me 4,5 pikë përqindjeje.

Nga ana tjetër indeksi i pritshmërisë së importeve në tremujorin e parë të vitit u ul me 5,4 pikë në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2018. Indeksi nga 100,1 që ishte në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, ka rënë në 94,7 pikë përqindje në tremujorin e parë të këtij viti. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë indeksi ka shënuar një rënie prej 20,3 pikë përqindjeje.

 


Lajme të ngjashme