Britani e Madhe – “Jaguar Land Rover” mund të shkurtojë deri në 5.000 vende pune

Kompania “Jaguar Land Rover” po përgatitet të shkurtojë deri në 5.000 vende pune në Britaninë e Madhe.

Britani e Madhe – “Jaguar Land Rover” mund të shkurtojë deri në 5.000 vende pune

Siç bën të ditur rrjeti britanik i transmetimeve “BBC”, në vitin 2018 ka pasur raporte se mijëra vende pune mund të shkurtohen si pjesë e një plani kursimi prej 2,5 miliardë sterlinash për shkak të shitjeve në rënie në Kinë, Brexit-it dhe një rënie të kërkesës për makina me naftë, një shifër ende e pakonfirmuar.

Kompania në pronësi të konglomeratit indian “Tata” shkurtoi 1.000 punëtorë me kontrata të përkohshme vitin e kaluar në fabrikën e tij në Solihull.

Njoftimi pritet të përfshijë detaje të shitjeve për vitin 2018, perspektivën e biznesit për këtë vit, një përditësim mbi kursimet e kostos dhe investimet e planifikuara në impiantet e Mbretërisë së Bashkuar.

Prodhuesi i makinave luksoze punëson 44.000 persona në Angli.



Lajme të ngjashme