Greqi – Norma e papunësisë nuk ndryshon: 18,6 për qind

Norma e papunësisë në Greqi në tetor 2018, edhe pse me një rënie të lehtë në bazë vjetore, ka mbetur e pandryshuar në krahasim me një muaj më parë duke u realizuar në 18,6 për qind.

Greqi – Norma e papunësisë nuk ndryshon: 18,6 për qind

Instituti Grek i Statistikave (ELSTAT) publikoi të enjten të dhënat e papunësisë për muajit tetor të vitit të kaluar.

Me përjashtim të pasojave dhe efekteve sezonale, norma e papunësisë greke në tetor 2018 është realizuar në 18,6 për qind, njoftoi ELSTAT-i.

Kurse numri i të papunëve në Greqi ka rënë me 12 për qind në bazë vjetore duke u reduktuar në 876 mijë persona.

Rënie në bazë vjetore ka pasur edhe në grupmoshën 15-24 vjeç, ku vërehet niveli më i lartë i papunësisë në shtetin më jugor të gadishullit Ballkanik. ELSTAT-i njoftoi se niveli i papunësisë tek të rinjtë është 38,5 për qind.

Athina zyrtare synon ta reduktojë nivelin e papunësisë në 18,4 për qind këtë vit dhe në 18,2 për qind viti e ardhshëm. Ekspertët theksojnë se reduktimi i papunësisë ka ardhur kryesisht nga punët me kohë të pjesshme.

Edhe pse papunësia në Greqi ka pësuar rënie të vazhdueshme që nga viti 2013 e këtej, kur arriti pragun e 28 për qindëshit, ajo mbetet ende në nivelin më të lartë të Eurozonës.

Në muajin tetor 2017, norma e papunësisë në Greqi ishte 21 për qind.



Lajme të ngjashme