Marrëdhëniet Rusi-Turqi lënë prapa efektet e krizës

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov tha se vendi i tij i kishte tejkaluar të gjitha sfidat në lidhje me krizën që kanë pasur në të kaluarën me Turqinë.

Marrëdhëniet Rusi-Turqi lënë prapa efektet e krizës

Sipas agjencisë së lajmeve “RIA”, Ryabkov në fjalën që mbajti në një forum organizuar në Indi vlerësoi edhe marrëdhëniet Rusi-Turqi.

Zëvendësministri Ryabkov tha se kriza që ka ndodhur në të kaluarën mes dy vendeve si dhe pasojat e saj nuk kanë më ndikim në marrëdhëniet e tanishme.

"Ne i kemi kapërcyer të gjitha vështirësitë. Në historinë tonë ka faqe të vështira, ashtu si në rastin e marrëdhënieve që kemi edhe me Iranin, por tashmë përpara kemi një agjendë pozitive", tha Ryabkov.

Zëvendësministri i Jashtëm rus tha ndër të tjera se me Turqinë bashkëpunojnë në fushat e ekonomisë, energjisë dhe në Detin e Zi.

 


Lajme të ngjashme