Erdogan: Rritja ekonomike e 2018 mund të dalë mbi parashikimet

Në një takim që pati me drejtuesit provincialë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK PARTI), Presidenti Erdoan tha se ekonomia turke në 2018 u rrit pavarësisht nga komploti i inflacionit, normave të interesit dhe kursit të këmbimit

Erdogan: Rritja ekonomike e 2018 mund të dalë mbi parashikimet

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se rritja ekonomike e Turqisë në vitin 2018 do të jetë më e lartë se parashikimet.

Presidenti dhe njëherësh Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK PARTI) të premten iu drejtua me një fjalim kryetarëve të degëve, organizuar të premten në selinë e partisë në Ankara.

Ndërsa nga njëra anë u kemi bërë ballë sfidave me organizatat terroriste, nga ana tjetër ne kemi fuqizuar përfitimet demokratike dhe ekonomike, shtoi ai.

Erdoani tha se ekonomia e Turqisë u rrit me 7 për qind në 2017, ndërkohë që ata (të huajt) parashikonin një rritje 3 deri në 3,5%.

“Sapo të publikohen shifrat, do të shikoni që rritja ekonomike e Turqisë edhe në 2018-ën ka të ngjarë të dalë mbi parashikimet, pavarësisht nga komploti që filloi kundër vendit tonë duke përdorur ‘treshen’: kursi i këmbimit, normën e interesit dhe inflacionin",- tha Erdoan duke shtuar se Turqia është e 13-të në botë bazuar në paritetin e fuqisë blerëse në të ardhurat kombëtare, kështu që nuk duhet të habitemi nëse në fund të vitit kalojmë në një radhë më lartë.

 


Lajme të ngjashme