Ukraina do të blejë nga Turqia dronë të armatosur (TB2)

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e dronit ushtarak turk “Bayraktar-TB2”, produkt i kompanisë turke “Baykar”.

Ukraina do të blejë nga Turqia dronë të armatosur (TB2)

Droni ushtarak “Bayraktar-TB2”, i tëri i zhvilluar dhe i prodhuar në Turqi, është bërë shumë i kërkuar brenda dhe jashtë kufijve të Turqisë, nga shtetet që kryesojnë në zhvillimin e mjeteve fluturuese pa pilot. Pas Katarit, droni ushtarak turk do të pajisë edhe forcat e sigurisë të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, përmes rrjeteve sociale të shtunën ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e dronit ushtarak turk “Bayraktar-TB2”, produkt i kompanisë turke “Baykar”.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, kompania “Baykar” në periudhën e ardhshme njëvjeçare do të prodhojë dhe shesë në Ukrainë gjashtë dronë të tipit “Bayraktar-TB2”.

Përveç kësaj, Ukrainës do ti dorëzohen edhe tri stacione për kontroll me pajisjet e plota mbështetëse.

Duke marrë parasysh faktin që Ukraina posedon pajisje të rënda teknologjike në aviacion, pritet që zgjedhja e tyre për dronin turk “Bayraktar-TB2” do të kontribuojë ndjeshëm në eksportet e Turqisë në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Droni në fjalë është i pajisur me sisteme të avancuara të armëve dhe municioneve, me aftësi për të goditur me sukses objektivat deri në një distancë prej tetë kilometrash.

Droni “TB2” mund të fluturojë deri në 27 orë pas nisjes dhe mund të përdoret në misionet vendore dhe të huaja. (Anadolu Agency-AA)

 


Lajme të ngjashme