Njerëzit e lumtur kanë raporte më cilësore me të gjithë

Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit izolimi dhe vetmia janë të dëmshme për shëndetin psikik të njerëzve.

mutluluk.jpg
10-11/Files/UploadedImages/2842274786mutluluk.jpg
10-11/Files/UploadedImages/5945281388mutlucocuklaroyuntatilmkl1.jpg
mutlu insalar.jpg

Rezultatet e studimeve më të reja tregojnë se personat më të lumtur, të cilët shpesh herë janë edhe më të shëndetshëm, kanë pasur marrëdhënie shumë cilësore me familjen, miqtë dhe mbarë shoqërinë.

Nga ana tjetër, studimi më i ri tregoi se izolimi dhe vetmia janë të dëmshme për shëndetin psikik të njerëzve.

Një studimi i filluar 77 vite më parë në Harvard ka në fokus lidhjen mes shëndetit dhe lumturisë, ndërsa tregon se për nivel më të madh të lumturisë është i rëndësishëm cilësia e marrëdhënies, e jo sasia.

“Mund të gjendeni në mesin e shumë njerëzve, të martuar, beqar, të vetmuar dhe izoluar. Megjithatë, hulumtimi ynë ka treguar se vetmia është e dëmshme”, tha profesori Robert Waldinger, kryesues i hulumtimit.

Ai vuri në dukje se rezultatet e studimit të Harvardit tregojnë se njerëzit më të lumtur kanë marrëdhënie shumë të mira me të gjithë, familjen, me miqtë dhe komunitetin më të gjerë.

Ai tha se marrëdhëniet cilësore, në të cilat njerëzit mund të mbështeten tek të tjerët në rast nevoje, rritin në masë të madhe nivelin e lumturisë dhe madje i bëjnë njerëzit më të kujdesshëm. (Anadolu Agency - AA)



Lajme të ngjashme