Ezani nuk ndalet në xhamitë e shkatërruara në Gutën Lindore

Ebu Gassan, muezini 20 vjeçar i xhamisë Huzejfe në Gutën Lindore e shembur gjatë sulmeve të ashpra të regjimit të Beshar Esadit dhe mbështetësve të tij në Siri, nuk lejon që të ndërpritet zëri i ezanit në xhaminë që është shndërruar në rrënojë.

Ezani nuk ndalet në xhamitë e shkatërruara në Gutën Lindore

Ebu Gassan, muezini 20 vjeçar i xhamisë Huzejfe në Gutën Lindore e shembur gjatë sulmeve të ashpra të regjimit të Beshar Esadit dhe mbështetësve të tij në Siri, nuk lejon që të ndërpritet zëri i ezanit në xhaminë që është shndërruar në rrënojë.

Sulmet tokësore dhe ajrore të regjimit të Esadit dhe mbështetësve të tij në Gutën Lindore të cilën e mbajnë nën rrethim, kanë shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve, ndërsa nga ana tjetër shumë shtëpi, ndërtesa dhe xhami janë shkatërruar.

Xhamia Huzejfe e cila është një ndër xhamitë historike në Gutën Lindore e cila ka qenë djep i shkencës dhe adhurimit, pas sulmeve të regjimit që nga 19 shkurti, është jashtë përdorimit për shkak të minares, mihrabit dhe mureve të jashtme të shkatërruara.

Falet vetëm në xhaminë që ka mbetur pa xhemat

Muhammed Selilo ose siç njihet si Ebu Gassan, i cili rreth 20 vjet është muezini i xhamisë Huzejfe, vazhdon të thërras pesë herë në ditë ezan dhe sela me zërin e tij pranë mihrabit të xhamisë së shkatërruar.

Ebu Gassan në deklaratën për Anadolu Agency (AA), tha se është pikëlluese se si është shkatërruar kjo xhami.

"Në këtë xhami me njerëzit e rajonit mblidheshim, falnim namazet, lexonim Kuran dhe bisedonim. Në muajt e Ramazanit ku faleshin teravitë, gjithashtu jepnim mësime për leximin e Kuranit", u shpreh Ebu Gassan.

"Bombarduan çdo vend, madje edhe kishat"

Ai më tej theksoi se me fillimin e luftës së brendshme forcat e regjimit nuk kanë ngurruar së shënjesturari vendet e adhurimit në Gutën Lindore. "Bombarduan çdo vend, madje edhe kishat" tha ai.

Ebu Gassan theksoi se njerëzit janë detyruar të braktisin Gutën Lindore për shkak të sulmeve. "Kjo xhami u rindërtua në vitin 1989. Nuk mundesha ta braktis këtë vend me të cilën kam momente shumë të bukura", tha Ebu Gassan.

Në Gutën Lindore rreth 400 mijë civilë që prej 5 vitesh jetojnë nën bllokadë. Pavarësisht se Guta Lindore në Marrëveshjen e Astana-s u shpall "rajon për uljen e tensioneve", regjimi i Esadit. (AA)



Lajme të ngjashme