Mjekët e ushtrisë turke vizitojnë civilët e shpëtuar nga YPG/PKK

Forcat e Armatosura Turke (TSK) pas pastrimit të fshatit Hasirki nga strukturat e organizatës terroriste YPG/PKK në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", kanë kryer ekzaminimin shëndetësor të civilëve dhe kanë shpërndarë barna për ata.

Në pamjet e filmuara vihet re se ushtarët turq, të cilët realizuan ekzaminimin shëndetësor të civilëve në fshat, në mesin e të cilëve ndodheshin edhe fëmijët dhe të moshuarit, duke hyrë në shtëpitë e tyre kanë kërkuar leje nga pronarët si dhe kanë hequr çizmet.

Ushtarët turq kanë shpërndarë edhe ilaçe për civilët të cilët morën pjesë në ekzaminimet shëndetësore. (AA)

Lajme të ngjashme