Gjermani – Në përdorim treni "Coradia iLint", i pari në botë me hidrogjen

Lajmi është konfirmuar nga kompania ndërkombëtare franceze "Alstom", e cila thotë se treni emeton vetëm avull e ujë të kondensuar dhe shkakton shumë pak zhurmë, gjë që e bën paqësor ndaj ambientit...

Gjermani – Në përdorim treni "Coradia iLint", i pari në botë me hidrogjen

Gjermania ka vënë në përdorim trenin e pasagjerëve, "Coradia iLint", i pari në botë që përdor hidrogjenin si karburant duke e shndërruar atë në energji elektrike si forcë tërheqëse.

Lajmi është konfirmuar nga kompania ndërkombëtare franceze "Alstom", e cila thotë se treni emeton vetëm avull e ujë të kondensuar dhe shkakton shumë pak zhurmë, gjë që e bën paqësor ndaj ambientit.

"Treni ‘Coradia iLint’, do të operojnë në linjën 100 km të gjatë mes qyteteve Cuxhaven, Bremerhaven, Bremervorde dhe Buxtehude, me çka do të zëvendësojnë trenët dhe autobusët e kompanisë gjermane EVB”, thuhet në njoftimin e "Alstom", e cila bën të ditur se treni i ri do të bashkëmenaxhohet me EVB-në.

"iLint është i veçantë për rrjedhojë të kombinimit të elementëve të ndryshëm inovativë, siç janë shndërrimi i energjisë së pastër, ruajtja e ndryshueshme e energjisë në akumulatorë dhe menaxhimi inteligjent i fuqisë dhe energjisë së disponueshme", thuhet më tej në komunikatën e "Alstom".

Përveç kësaj, treni i projektuar për operim në linjat e paelektrizuara bën të mundur një transport të pastër e të qëndrueshëm të trenave, duke siguruar njëkohësisht performancë të nivelit të lartë.

Treni mund të qarkullojë me një shpejtësi maksimale deri në 140 km/orë. / AA



Lajme të ngjashme