Delfinët, vizitorët e hareshëm të Ngushticës së Bosforit

Një tufë delfinësh të hareshëm në Bosfor kanë befasuar këndshëm peshkatarët dhe kalimtarët në Stamboll.

Delfinët, vizitorët e hareshëm të Ngushticës së Bosforit

Një tufë delfinësh të hareshëm në Bosfor kanë befasuar këndshëm peshkatarët dhe kalimtarët në Stamboll.

Anijet e mallrave dhe anije ushtarake, si dhe anijet e linjave të rregullta që lidhin dy brigjet e Stambollin janë pamjet e zakonshme në ujërat e qeta të Bosforit, kurse dje banorët dhe turistët kishin një atmosferë të veçantë për të parë një tufë delfinësh duke kaluar përmes kanalit.

Bëhet e ditur se rreth mesditës pranë brigjeve në Tarabya është parë një tufë delfinësh dhe se shfaqja e tyre gjysëmorëshe është ndjekur nga qindra banorë, peshkatarë dhe turistë.

Papritmas, ashtu siç edhe erdhën, delfinët u larguan nga bregu dhe humbën në kaltërsinë e Bosforit.



Lajme të ngjashme