Martin Scorsese rikthehet me serialin televiziv “The Caesars”

Regjisori i njohur, Martin Scorsese, do të merret me televizion pas “Boardwalk Empire” e “Vinyl” dhe do ta bëjë duke treguar për Romën antike, një pasion i vjetër i tij...

Martin Scorsese rikthehet me serialin televiziv “The Caesars”

Regjisori i njohur, Martin Scorsese, do të merret me televizion pas “Boardwalk Empire” e “Vinyl” dhe do ta bëjë duke treguar për Romën antike, një pasion i vjetër i tij.

Scorsese do të punojë për “The Caesars”, seriali televiziv që do të fokusohet tek guvernatorët e parë të Romës duke nisur nga ngritja në pushtet e Jul Cezarit.

Regjisori do të bashkëpunojë me Michael Hirst, skenarist i “Tudors” dhe “Vikings”. Scorsese do të vizitojë në kryeqytetin italian në 2019-n për të filluar xhirimet.

Me sa duket, episodi pilot tashmë është shkruar bashkë me linjat e përgjithshme të sezonit të parë, por qëllimi është të krijojë një serial që të zgjasë më shumë vite. Shfaqja e serisë është planifikuar për vitin 2020.

“Scorsese është krejtësisht i pasionuar pas historisë romake dhe ka kërkuar për vite me radhë të bëjë një film apo një seri televizive për këtë”, tha Hirst për “The Guardian”. /ATSH



Lajme të ngjashme