Ndahen çmimet e BAFTA 2018

Filmi më i mirë është zgjedhur "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri" i regjisorit anglez Martin McDonagh.

Ndahen çmimet e BAFTA 2018

Janë bërë të ditur fituesit e çmimit të Akademisë Britanike të Filmit dhe Arteve Televizive (BAFTA) për vitin 2018.

Ceremonia e 71-të e BAFTA u organizua në sallonin për koncerte “Royal Albert Hall” në Londër.

Angelina Jolie, Jennifer Lawrence, Natalie Dormer, Salma Hayek si dhe Duka i Cambridge, Princi William dhe bashkëshortja e tij Dukesha e Cambridge Kate ishin në mesin e atyre që u shfaqën në qilimin e kuq.

Filmi "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri" i regjisorit anglez Martin McDonagh u zgjodh filmi më i mirë. Aktorja kryesore e filmit, amerikania Frances McDormand u zgjodh aktorja më e mirë. Filmi gjithashtu fitoi edhe çmimet filmi më i mirë në kategorinë dramë, aktori më i mirë ndihmës, skenari më origjinal dhe filmi më i mirë anglez.

Ndërkohë aktori anglez Gary Oldman fitoi çmimin aktori më i mirë për rolin e tij në filmin "Darkest Hour". Ndërsa regjisori më i mirë u zgjodh meksikani Guillermo Del Toro i filmit "The Shape of Water".

Çmimet BAFTA të cilat çdo vit ndahen 2 javë para çmimet e Oscar-it, janë një paralajmërues se kush mund të fitojë çmimet Oscar.

Kategoritë dhe fituesit e çmimit BAFTA janë:

Filmi më i mirë: Three Billboards Outside Ebbing, Missouri

Regjisori më i mirë: Guillermo Del Toro (The Shape Of Water)

Aktori më i mirë: Gary Oldman (Darkest Hour)

Aktorja më e mirë: Frances McDormand (Three Billboards Outside Ebbing, Missouri)

Aktori më i mirë ndihmës: Sam Rockwell (Three Billboards Outside Ebbing, Missouri)

Aktorja më e mirë ndihmëse: Allison Janney (I, Tonya)

Skenari më origjinal: Three Billboards Outside Ebbing, Missouri

Dokumentari më i mirë: I Am Not Your Negro

Filmi më i mirë anglez: Three Billboards Outside Ebbing, Missouri

Kinematografia më e mirë: Blade Runner 2049

Skenari më i mirë i përshtatur: Call Me by Your Name

Filmi më i mirë i animuar: Coco

Filmi më i mirë i huaj: The Handmaiden

Dizajni i produksionit më të mirë : The Shape Of Water

Efekti vizual më i mirë: Blade Runner 2049

Flokët dhe grimi më i mirë: Darkest Hour

Dizajni i Kostumit më të mirë: Phantom Thread

Zëri më i mirë: Dunkirk

Muzika më origjinale: The Shape Of Water



Lajme të ngjashme