Koment - Sulmi i terrorit në Manchester

Organizata terroriste DAESH ndërmori një sulm ndaj “Manchester Arena” që është salla më e madhe e koncerteve në Evropë.

Koment - Sulmi i terrorit në Manchester

Sulmi i terrorit në Manchester

 

Në sulmin me bomba të ndërmarr ndaj “Manchester Arena”, që është salla më e madhe e koncerteve në Evropë, kanë humbur jetën 22 persona, ndërsa u plagosën 59 të tjerë. Në këtë sulm, përgjegjësinë e së cilës e mori përsipër organizata terroriste DAESH, humbën jetën një numër i madh i fëmijëve dhe të rinjve. Terroristët, të cilët përdorin metoda të ngjashme, vazhdojnë të ndërmarrin akte të tilla në vende të ndryshme të botës me në krye rajonin e Lindjes së Mesme. Përmasat serioze të sulmit në Manchester, bënë që Anglia të merr masa të jashtëzakonshme. Aktualisht çështja e sigurisë është tema kryesore e Anglisë. Mirëpo kjo situatë vlen edhe për shumicën e vendeve të Evropës. Gjëja e parë e Presidentit të ri të Francës, Emmanuel Macron ka qenë zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të vitit.

Ndërkaq mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës u jetua një krizë serioze për përhapjen e të dhënave në lidhje me hetimet e rastit të Manchesterit. Anglia shkëmbeu me ShBA-në informatat sekrete në lidhje me rastin, ndërkaq këto informata pa u vonuar u botuan në mediat amerikane dhe kjo shkaktoi zemërim të madh në Angli, qeveria e së cilës deklaroi se nuk do të vazhdoj me shkëmbimin e të dhënave të shërbimeve informative me ShBA-në. Ky ishte një zhvillim interesant i cili bëri që dy aleatët të ngushtë të bien ndesh me njëri-tjetrin në këtë çështje.

Edhe Republika e Turqisë, e cila me vite lufton kundër terrorit, dënoi ashpër sulmin në Manchester. Ministria e Jashtme turke në deklaratën e saj të bërë shkruan se “Dënojmë ashpër sulmin e terrorit që ndodhi në qytetin Manchester të Mbretërisë së Bashkuar, në të cilin humbën jetën dhe u plagosën një numër i madh i njerëzve. Në emër të qeverisë dhe popullit tonë, i cili fatkeqësisht di dhe ndjenë më së miri dhimbjet nga këto lloj sulmesh tinëzare të ndërmarra nga qeniet dhe rrethet e dala nga njerëzimi, shprehim ngushëllimet tona më të thella popullit të Mbretërisë së Bashkuar. Ne së bashku me Mbretërinë e Bashkuar që është miku dhe aleatja e jonë, do të vazhdojmë me vendosmëri luftën e përbashkët kundër terrorit dhe kundër atyre që shkaktojnë këtë problem. Kjo do të jetë përgjigjja më e mirë që do ti japim sulmit tinëzarë në Manchester”. Ndërkaq edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në deklaratën e tij të bërë në lidhje me rastin tha se “Dënoj ashpër sulmin e terrorit në Manchester të Anglisë. Ne ndajmë dhimbjen me Anglinë dhe popullin anglez. Dua të them se jemi pranë Anglisë, ashtu siç jemi pranë të gjitha vendeve, të cilat luftojnë kundër terrorit”.

Prej vitit 2014 e këtej organizata terroriste DAESH në Irak humbi 83% të territoreve që kontrollonte, ndërsa në Siri 56%. Ndërkaq është vërejtur edhe një ulje e dukshme në numrin e militantëve, mirëpo edhe burimet ekonomike dhe të ardhurat vjetore i janë përgjysmuar. Megjithatë DAESH-i është duke treguar rezistencë të madhe në Mosul. Kjo organizatë edhe pse ka humbur shumicën e qyteteve në Irak ajo vazhdon me ndërmarrjen e sulmeve në vendet e ndryshme. Ndërkaq është duke u përgatitur për një luftë të re në Rakka. Ulja e burimeve ekonomike dhe dobësimi i propagandës nuk do të thotë se DAESH është shkatërruar tërësisht.

Në objektiv të DAESH-it janë personat dhe grupet të cilët tashmë ndjehen të ndryshëm për shkak të rritjes së paragjykimeve ndaj myslimanëve dhe të politikave të sigurisë, ndërsa organizata ka për qëllim ti përfitoj këto grupe për vete. Për këtë arsye mund të pritet rritja e sulmeve të terrorit. DAESH-i do të përpiqet të krijoj terren për veten e tij në Irak, Siri dhe vendet e Lindjes së Mesme ku mungon autoriteti publik dhe ku vazhdojnë armiqësitë vendore. Prandaj është e mundshme që të kthehet në skenë me luftë guerile.

Edhe në qoftë se qyteti Rakka në Siri dhe Mosul në Irak merren nga DAESH-i, kjo organizatë ose organizatat tjera do të vazhdojnë me sulme të përgjakshme. Për këtë arsye në luftën kundër terrorit në afat të gjatë është shumë e rëndësishme të ketë një solidaritet të vërtetë ndërkombëtar dhe të ketë një strategji të drejtë. Mënyra më e mirë për të thyer ndikimin e DAESH-it dhe të organizatave tjera terroriste është mundja e ideologjive të cilat janë burim i ekzistencës së tyre, nxitja e ideve që do të bëjnë që metodat e terrorit të mos jenë shpresë dhe me krijimin e një rendi politik.

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët zbatojnë strategji të gabuar në këtë drejtim. Ato forcojnë PKK/PYD/YPG përballë DAESH-it. Përkrahja e një organizate terroriste në luftën kundër një organizate tjetër terroriste do të thotë të luash me zjarr. Edhe nëse DAESH-i humb në këtë mënyrë në skenë do të dalin organizatat terroriste edhe më radikale. Prandaj është e nevojshme që të përkrahen edhe aktorët legjitim që do ta mundin DAESH-in jo vetëm në terren por edhe në platforma të ndryshme. Aktorët më të arsyeshëm që të vijnë në mendje në këtë pikë janë turkmenët. Sepse turkmenët janë një strukturim demokratik, laik, bashkëkohor, që nuk kanë problem me perëndimin dhe vlerat e tij dhe që respektojnë elementet tjera etnike. Në qoftë se përkrahen, turkmenët do të mund të mënjanojnë DAESH-in në çdo fushë dhe të gjitha arsyet që e nxjerrin në pah.     

Në sulmin me bomba të ndërmarr ndaj “Manchester Arena”, që është salla më e madhe e koncerteve në Evropë, kanë humbur jetën 22 persona, ndërsa u plagosën 59 të tjerë. Në këtë sulm, përgjegjësinë e së cilës e mori përsipër organizata terroriste DAESH, humbën jetën një numër i madh i fëmijëve dhe të rinjve. Terroristët, të cilët përdorin metoda të ngjashme, vazhdojnë të ndërmarrin akte të tilla në vende të ndryshme të botës me në krye rajonin e Lindjes së Mesme. Përmasat serioze të sulmit në Manchester, bënë që Anglia të merr masa të jashtëzakonshme. Aktualisht çështja e sigurisë është tema kryesore e Anglisë. Mirëpo kjo situatë vlen edhe për shumicën e vendeve të Evropës. Gjëja e parë e Presidentit të ri të Francës, Emmanuel Macron ka qenë zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të vitit.

Ndërkaq mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës u jetua një krizë serioze për përhapjen e të dhënave në lidhje me hetimet e rastit të Manchesterit. Anglia shkëmbeu me ShBA-në informatat sekrete në lidhje me rastin, ndërkaq këto informata pa u vonuar u botuan në mediat amerikane dhe kjo shkaktoi zemërim të madh në Angli, qeveria e së cilës deklaroi se nuk do të vazhdoj me shkëmbimin e të dhënave të shërbimeve informative me ShBA-në. Ky ishte një zhvillim interesant i cili bëri që dy aleatët të ngushtë të bien ndesh me njëri-tjetrin në këtë çështje.

Edhe Republika e Turqisë, e cila me vite lufton kundër terrorit, dënoi ashpër sulmin në Manchester. Ministria e Jashtme turke në deklaratën e saj të bërë shkruan se “Dënojmë ashpër sulmin e terrorit që ndodhi në qytetin Manchester të Mbretërisë së Bashkuar, në të cilin humbën jetën dhe u plagosën një numër i madh i njerëzve. Në emër të qeverisë dhe popullit tonë, i cili fatkeqësisht di dhe ndjenë më së miri dhimbjet nga këto lloj sulmesh tinëzare të ndërmarra nga qeniet dhe rrethet e dala nga njerëzimi, shprehim ngushëllimet tona më të thella popullit të Mbretërisë së Bashkuar. Ne së bashku me Mbretërinë e Bashkuar që është miku dhe aleatja e jonë, do të vazhdojmë me vendosmëri luftën e përbashkët kundër terrorit dhe kundër atyre që shkaktojnë këtë problem. Kjo do të jetë përgjigjja më e mirë që do ti japim sulmit tinëzarë në Manchester”. Ndërkaq edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në deklaratën e tij të bërë në lidhje me rastin tha se “Dënoj ashpër sulmin e terrorit në Manchester të Anglisë. Ne ndajmë dhimbjen me Anglinë dhe popullin anglez. Dua të them se jemi pranë Anglisë, ashtu siç jemi pranë të gjitha vendeve, të cilat luftojnë kundër terrorit”.

Prej vitit 2014 e këtej organizata terroriste DAESH në Irak humbi 83% të territoreve që kontrollonte, ndërsa në Siri 56%. Ndërkaq është vërejtur edhe një ulje e dukshme në numrin e militantëve, mirëpo edhe burimet ekonomike dhe të ardhurat vjetore i janë përgjysmuar. Megjithatë DAESH-i është duke treguar rezistencë të madhe në Mosul. Kjo organizatë edhe pse ka humbur shumicën e qyteteve në Irak ajo vazhdon me ndërmarrjen e sulmeve në vendet e ndryshme. Ndërkaq është duke u përgatitur për një luftë të re në Rakka. Ulja e burimeve ekonomike dhe dobësimi i propagandës nuk do të thotë se DAESH është shkatërruar tërësisht.

Në objektiv të DAESH-it janë personat dhe grupet të cilët tashmë ndjehen të ndryshëm për shkak të rritjes së paragjykimeve ndaj myslimanëve dhe të politikave të sigurisë, ndërsa organizata ka për qëllim ti përfitoj këto grupe për vete. Për këtë arsye mund të pritet rritja e sulmeve të terrorit. DAESH-i do të përpiqet të krijoj terren për veten e tij në Irak, Siri dhe vendet e Lindjes së Mesme ku mungon autoriteti publik dhe ku vazhdojnë armiqësitë vendore. Prandaj është e mundshme që të kthehet në skenë me luftë guerile.

Edhe në qoftë se qyteti Rakka në Siri dhe Mosul në Irak merren nga DAESH-i, kjo organizatë ose organizatat tjera do të vazhdojnë me sulme të përgjakshme. Për këtë arsye në luftën kundër terrorit në afat të gjatë është shumë e rëndësishme të ketë një solidaritet të vërtetë ndërkombëtar dhe të ketë një strategji të drejtë. Mënyra më e mirë për të thyer ndikimin e DAESH-it dhe të organizatave tjera terroriste është mundja e ideologjive të cilat janë burim i ekzistencës së tyre, nxitja e ideve që do të bëjnë që metodat e terrorit të mos jenë shpresë dhe me krijimin e një rendi politik

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët zbatojnë strategji të gabuar në këtë drejtim. Ato forcojnë PKK/PYD/YPG përballë DAESH-it. Përkrahja e një organizate terroriste në luftën kundër një organizate tjetër terroriste do të thotë të luash me zjarr. Edhe nëse DAESH-i humb në këtë mënyrë në skenë do të dalin organizatat terroriste edhe më radikale. Prandaj është e nevojshme që të përkrahen edhe aktorët legjitim që do ta mundin DAESH-in jo vetëm në terren por edhe në platforma të ndryshme. Aktorët më të arsyeshëm që të vijnë në mendje në këtë pikë janë turkmenët. Sepse turkmenët janë një strukturim demokratik, laik, bashkëkohor, që nuk kanë problem me perëndimin dhe vlerat e tij dhe që respektojnë elementet tjera etnike. Në qoftë se përkrahen, turkmenët do të mund të mënjanojnë DAESH-in në çdo fushë dhe të gjitha arsyet që e nxjerrin në pah.     

Autor: Cemil Dogaç Ipek



Lajme të ngjashme