Shtypi turk 14.03.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 14 mars 2018:

Shtypi turk 14.03.2018

Haber Türk” – Marrëveshje Turqi-SHBA për Menbixhin

Në kryeqytetin Moskë të Rusisë për kontakte dypalëshe, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, bëri me dije se situata në Menbixh do të qartësohet me takimin e planifikuar të mbahet më 19 mars me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Kur YPG-ja, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, të tërhiqet nga Menbixhi, sigurinë do ta garantojnë ushtarët turq dhe amerikanë”, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme.

Sabah” – Turqia dënon fuqishëm sulmin ndaj kryeministrit palestinez

Ankaraja zyrtare dënoi me forcë sulmin e armatosur në Gazë kundër autokolonës shoqëruese të Kryeministrit të Palestinës, Rami Hamdallah. “Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe presim që autorët e sulmit të identifikohen sa më parë të jetë e mundur. Ne dëshirojmë që vëllezërit tanë palestinezë të veprojnë në unitet dhe solidaritet ndaj këtij sulmi provokues”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Hürriyet” – Lajm i mirë për Turqinë nga OECD-ja

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) publikoi të martën Raportin e Ndërmjetëm të Perspektivës Ekonomike Botërore. Në krahasim me raportin e mëparshëm, parashikimet për rritjen ekonomike të Turqisë u revizionuan me kah pozitiv nga 6,1% në 6,9% për vitin 2017, nga 4,9% në 5,3% për 2018-n dhe nga 4,7% në 5,1% për vitin 2019.

Vatan” – Rritje me 90% nga Holanda në Turqi

Bëhet e ditur se këtë vit është shënuar një rritje serioze në numrin e qytetarëve holandezë, që dëshirojnë t’i kalojnë pushimet në Turqi. Sipas lajmeve të publikuara nga organe mediatike të ndryshme në Holandë, bazuar në të dhëna dhe deklarata të Unionit të Agjencive Turistike Holandeze (ANVR), numri i holandezëve që këtë vit duan t’i kalojnë pushimet në Turqi, është rritur me 90 për qind në krahasim me muajin janar të 2017-s.

Star” – Turqia nis punën për prodhimin kombëtar të mjetit detar të telekomanduar

Kompania turke OES (Zgjidhje Inxhinierike Detare), me seli në Parkun Teknologjik të Mersinit, njoftoi të martën fillimin e punës për prodhimin e mjetit detar të telekomanduar të Turqisë. Siç bëjnë të ditur autoritetet e firmës në fjalë, ky mjet detar i telekomanduar, i cili do të prodhohet tërësisht me teknologji dhe produkte vendore/kombëtare, synohet të përfundojë në më pak se një vit kohë.



Lajme të ngjashme