Panairi turk për bamirësi në Tiranë

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë me mbështetjen e disa institucioneve dhe kompanive organizoi panairin turk të bamirësisë. Të ardhurat do të përdoren në rinovimin e shkollave në Zall-Herr dhe Sauk. Panairi u vizitua edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Panairi turk i bamirësisë 2019

Me rastin e muajit të Ramazanit në Tiranë u organizua "Panairi turk i bamirësisë", i cili pati si qëllim mbështetjen për shkollat në Shqipëri. Panairi u vizitua edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili së bashku me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, dhe bashkëshorten e ambasadorit Ayşegül Erdal Yörük, vizituan stendat e panairit. Presidenti Meta gjatë kësaj vizite tha “Me shumë dëshirë vizitova "Panairin turk të bamirësisë" në Tiranë, një aktivitet i rëndësishëm, jo vetëm kulturor, por edhe humanitar, me qëllim mbledhjen e të ardhurave për rinovimin dhe përmirësimin e kushteve të disa shkollave shqiptare. Ju ftoj ta vizitoni për të zbuluar dhe shumëllojshmërinë e punimeve të dorës, prodhimeve të artizanatit dhe kuzhinës turke, si një mundësi që frymëzon forcimin e marrëdhënieve tradicionale mes dy popujve tanë”. Në aktivitetin njëditor u ekspozuan shumëllojshmëri e prodhimeve të dorës dhe kuzhinës turke, por edhe edhe punime artizanale shqiptare, ndërsa të gjitha të ardhurat do të përdoren për rinovimin e Shkollës së Mesme të Bashkuar "Mustafa Kemal Ataturk" i cili është themeluesi i Turqisë moderne dhe Shkollës 9-vjeçare "Mustafa Kemal Ataturk” që ndodhen në Sauk dhe Zall-Herr, pranë Qarkut të Tiranës.


Fjalët Kyçe: ambasadori turk , Zall-Herr , shkolla "Mustafa Kemal Ataturk" , Tiranë , panairi turk i bamirësisë