Festa Kombëtare e Spanjës

Spanjë 2017 | Këtë vit Ditën Kombëtare Spanja e festoi me më shumë se 120 aktivitete të ndryshme, që u organizuan në mbarë Spanjën me moton “krenar të jesh spanjoll”.

Spanjë 2017

Vetëm se sivjet Festa Kombëtare e Spanjës është kremtuar nën hijen e krizës me Katalonjën. Në paradën e përvitshme përkrah Mbretit Felipe i Gjashtë dhe Kryeministrit Mariano Rahoy, mungoi presidenti i rajonit separatist, Carles Puigdemont. Të mërkurën Kryeministri Rajoy kërkoi të sqarohet situata e Katalonjës dhe që Presidenti i saj, Carles Puigdemont, të konfirmojë nëse e ka shpallur apo jo pavarësinë.


Fjalët Kyçe: Mariano Rahoy , Festa Kombëtare e Spanjës , Carles Puigdemont , referendumi i Katalonjës , Spanjë