OBSH: 50 milionë njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e demencës

Demenca | Organizata Botërore e Shëndetësisë bën të ditur se 50 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga demenca, sëmundje që prek trurin dhe ndikon performancën mendore. Sipas OBSH-së, kjo shifër do të rritet në 152 milionë në vitin 2050.

Demenca

Alzheimeri është forma më e përhapur e demencës dhe përkufizohet si një çrregullim neurodegjenerativ i shoqëruar me simptoma neuropsikiatrike dhe ndryshime në sjellje, të karakterizuara nga një rënie e aktivitetit mendor të përditshëm dhe dobësimi i aftësisë njohëse. Data 21 Shtator kujtohet çdo vit si "Dita Botërore e Alzheimerit" për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetjen ndaj njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje. (Grafiku është përgatitur nga AA)


Fjalët Kyçe: OBSH , neuropsikiatri , çrregullim neurodegjenerativ , aftësia njohëse , sëmundje , aktiviteti mendor , alzheimer , demenca