Karagöl, një parajsë natyrore e fshehur në Detin e Zi

Karagöl (Liqeni i Zi) | Me luginat përreth dhe natyrën e veshur me pyje parajsa e fshehur ofron një bukuri të rrallë për të pasionuarit pas fotografisë dhe natyrës këto ditë të vjeshtës.

Karagöl (Liqeni i Zi)

Parku Natyror Karagöl ndodhet në provincën Borçka të Artinit. Me dhjetëra tone të të gjelbrës në verë, të të verdhës, të kuqërremes e të kuqes në vjeshtë liqeni u ofron vizitorëve një bukuri të veçantë si në kartolinë. Karagöl (Liqeni i Zi) ndodhet vetëm 27 km larg nga qendra e Borçkës. Ashtu si disa liqene të tjerë të zonës është krijuar me mbylljen e një përroi nga një masë dheu si pasojë e rrëshqitjes. Parku ka një sipërfaqe prej 368 hektarësh dhe gjendet mbi rrugën që të çon në Camili, hapësira e vetme e rezervave biosferike të Turqisë. Fotografitë janë marrë nga portali i gazetës “Habertürk”.


Fjalët Kyçe: Artvin , Borçka , Deti i Zi , Karagol , park natyror