Kampionati Botëror "Rusi 2018"
Rusi 2018 | Grupet dhe orari i të gjitha ndeshjeve që do të luhen në Kampionatin Botëror të Futbollit.

Gjatë Kampionatit Botëror do të garojnë 32 ekipe dhe do të zhvillohen gjithsej 64 ndeshje, ndërsa finalja është caktuar për datën 15 korrik. Kampionati hapet me ndeshjen mes organizatores, Rusisë dhe Arabisë Saudite, të enjten në mbrëmje (14 qershor, ora 17.00). (Grafiku është përgatitur nga Anadolu Agency-AA)
Shtetet që kanë fituar Kupën e Botës | TRT Shqip
Kampionati Botëror, i cili deri më tani është mbajtur 20 herë mes viteve 1930 dhe 2014, me përjashtim Luftën e Dytë Botërore, 5 herë është fituar nga Brazili, ndërsa Italia me Gjermaninë nga 4 herë ia kanë arritur qëllimit. Argjentina dhe Uruguaji e kanë fituar me nga dy herë Kupën e Botës ndërsa Anglia, Franca dhe Spanja nga një herë arritën të fitojnë. Kupën deri më tani e kanë fituar 5 shtete nga Evropa, 3 nga Amerika e Jugut, ndërsa nga kontinentet tjera nuk patur fitues. (Grafiku është përgatitur nga Anadolu Agency-AA) Kupën e Botës deri më sot e kanë vetëm 8 shtete | TRT Shqip Organizimin më të rëndësishëm në botë për futboll - FIFA Kupën e Botës, deri më tani e kanë fituar vetëm 8 shtete të ndryshme që nga viti 1930 kur është organizuar për herë të parë.
Fjalët Kyçe: Kampionati Botëror i Futbollit , Federata Botërore e Futbollit , Rusia 2018