Kompania turke BMC do të prodhojë 85 automjete të blinduara për Katarin

Një nga kompanitë më prestigjoze të Turqisë për prodhimin e automjeteve të blinduara, BMC do të fuqizojë 85 automjete të blinduara të inventarit të ushtrisë së Katarit.

Kompania turke BMC do të prodhojë 85 automjete të blinduara për Katarin

Një nga kompanitë më prestigjoze të Turqisë për prodhimin e automjeteve të blinduara, BMC do të fuqizojë 85 automjete të blinduara të inventarit të ushtrisë së Katarit.

BMC nënshkroi një marrëveshje të re të eksportit në Panairin dhe Konferencën Ndërkombëtare të Mbrojtjes Detare në Doha të Katarit.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar do të prodhohen 50 automjete ‘Kirpi’ dhe 35 automjete ‘Amazon’ për nevojat e ushtrisë së Katarit.

Kryetari i Bordit Drejtues së BMC-së, Ethem Sancak tha se automjetet e blinduara edhe më parë i janë shitur Turkmenisë dhe Tunizisë.

“Nga vende të ndryshme të botës ka shumë kërkesë, por për shkak të nevojës në rritje, prodhimin e të gjithë vitit 2018-të e kemi veçuar për Forcat e Armatosura Turke. Madje edhe nuk ja mbërrijmë dot pasi ka shumë kërkesë. Për vitin 2019 planifikojmë që të eksportojmë rreth 40% të prodhimit” tha Sancak.  

Ai nënvizoi gjithashtu se kanë rritur llojshmërinë e prodhimeve si dhe kanë planifikuar një sërë shembujsh të rinj.

Ethem Sancak theksoi se duke filluar që nga ky vit janë liderë në fushën e autobusëve civilë dhe rikujtoi se në Panairin Ndërkombëtar të Autobusëve të zhvilluar në Belgjikë, BMC fitoi çmimin e modelit më të mirë në botë.

Kryetari i Bordit Drejtues së BMC-së tha se ky autobus do të dali në treg në muajin e ardhshëm kurse në radhë është tregu i kamionëve ve version dhe teknologji të re.  



Lajme të ngjashme