Shkencëtarët suedezë zbulojnë neurone të reja në veshin e brendshëm

Shkencëtarët e Institutit ”Karolinska” në Suedi kanë realizuar kërkime në sistemin e dëgjimit periferik, ku janë zbuluar neurone që më parë nuk njiheshin...

Shkencëtarët suedezë zbulojnë neurone të reja në veshin e brendshëm

Neurone të reja janë zbuluar në veshin e brendshëm pas disa kërkimeve shkencore të zhvilluara mbi kaviet.

Shkencëtarët e Institutit ”Karolinska” në Suedi kanë realizuar kërkime në sistemin e dëgjimit periferik, ku janë zbuluar neurone që më parë nuk njiheshin.

Më parë, shkencëtarët i ndanin qelizat nervore në kërmillin e veshit si neurone “Type 1” dhe “Type 2”, ndërsa me hulumtimin e fundit nxorrën në pah se neuronët “Type 1” përfshijnë tri lloje të ndryshme qelizash.

“Tashmë e dimë se në sistemin qendror dëgjimor shkojnë tri rrugë të ndryshme. Ne zbuluam detaje se cilat gjene janë aktive në çdo lloj qelize”, deklaroi Francois Lallemend, drejtuesi i grupit kërkimor.

Rezultatet e hulumtimit u publikuan në revistën “Nature Communications”. / AA



Lajme të ngjashme