Festivali i Aeronautikës në Stamboll shfaq potencialin e Turqisë në industrinë e mbrojtjes

Në Festivalin e Teknologjisë “Teknofest Istanbul”, që do të zhvillohet gjatë datave 20-23 shtator në aeroportin e ri më të madh në botë, në Stamboll, do të marrin pjesë 518 ekipe dhe afërsisht 2 mijë nxënës nga të katërta anët e vendit.

Festivali i Aeronautikës në Stamboll shfaq potencialin e Turqisë në industrinë e mbrojtjes

Nesër fillon Festivali I i Aeronautikës, Hapësirës dhe Teknologjisë (Teknofest) në Turqi.

Në Festivalin e Teknologjisë “Teknofest Istanbul”, që do të zhvillohet gjatë datave 20-23 shtator në aeroportin e ri më të madh në botë, në Stamboll, do të marrin pjesë 518 ekipe dhe afërsisht 2 mijë nxënës nga të katër anët e vendit.

Festivali do të shfaqë pikën ku ka arritur Turqia në teknologji.

Zëvendëskryetari i Industrisë së Mbrojtjes, Xhelal Sami Tyfekçi (Celal Sami Tüfekçi) tha se vitet e fundit Turqia ka rritur në nivel të konsiderueshme përqindjen kombëtare në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Kurse një prej arkitektëve të festivalit, anëtari i bordit drejtues të Vakëfit T3, Haluk Bajraktar (Haluk Bayraktar) nënvizoi se festivali do të krijojë një ndërgjegjësim në prodhimin e produkteve me vlerë të lartë të shtuar.

 


Lajme të ngjashme