Zidane i kërkon Ronaldos që të mos largohet

Trajneri i Real Madridit, Zinédine Zidane, i ka telefonuar Cristiano Ronaldos, për t’i kërkuar që të mos largohet nga klubi spanjoll.

Zidane i kërkon Ronaldos që të mos largohet

Trajneri i Real Madridit, Zinédine Zidane, i ka telefonuar Cristiano Ronaldos, për t’i kërkuar që të mos largohet nga klubi spanjoll, ashtu siç ka deklaruar, konfirmonte të dielën gazeta sportive spanjolle “Marca”.

Sipas “Marca”, që nuk citonte asnjë burim, tekniku francez ka ndërprerë pushimet e tij në Itali për të komunikuar me Ronaldon në Rusi për t’u bindur nëse ai do të largohet vërtet nga Spanja për arsye të akuzave për evazion fiskal.

Zidane, thekson gazeta, “ka deklaruar se Real Madridi është një ekip që fiton falë atij”.

“Marca” shkruan gjithashtu se CR7 ka marrë gjithashtu një telefonatë nga kapiteni i Realit, Sergio Ramos, i cili ka tentuar për ta bindur që të mos largohet.

Ronaldo është shprehur se atij i ka munguar mbështetja e klubit në këtë çështje gjyqësore, sipas gazetës sportive portugeze “A Bola”.



Lajme të ngjashme