Në Greqi pezullohet kampionati kombëtar i futbollit

Superliga greke është pezulluar për shkak të ngjarjeve në ndeshjen e futbollit mes PAOK-ut të Selanikut dhe AEK-ut të Athinës, deklaroi zëvendësministri i Sportit, Giorgos Vassiliadis, pasi u takua me kryeministrin Aleksis Cipras.

Ndeshja mes PAOK-ut dhe AEK-ut në Tumba, të dielën në mbrëmje, u ndërpre pasi një gol i dyshimtë u realizua në minutën e 90-të dhe shkaktoi reagimin e presidentit të PAOK-ut,  Ivan Savvidis, i cili hyri në fushë i rrethuar nga truprojat dhe mbante në dorë një armë zjarri.

Forcat e sigurisë së Selanikut njoftuan se janë në kërkim të presidentit të ekipit të futbollit PAOK-u i Selanikut, Ivan Savvidis për ta arrestuar atë për shkelje të ligjeve sportive. (ATSH)

Lajme të ngjashme