Hidhet shorti i Ligës së Kampioneve

Në shortin e mbajtur në Nion, selinë e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), u përcaktuan gjysmëfinalistët e Ligës së Kampioneve.

Hidhet shorti i Ligës së Kampioneve

Në shortin e mbajtur në Nion, selinë e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), u përcaktuan gjysmëfinalistët e Ligës së Kampioneve, ku Bayern do të përballet me Real Madrid, gjegjësisht Roma me Liverpool-in.

Ndonëse të dy duelet janë tejet interesante, megjithatë vëmendje më të madhe do të tërheq dueli i gjigandëve të futbollit evropian Bayern dhe Real, veçmas për shkak se klubi “mbretëror” tenton këtë sezon të arrijë titullin e tretë radhazi të kampionit të Evropës.

Ndeshjet e para të gjysmëfinales do të luhen më 24 dhe 25 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit janë shtatë ditë më vonë.

Finalja e Ligës së Kampionëve këtë vit do të luhet më 26 maj në stadiumin Olimpik në Kiev. (AA)



Lajme të ngjashme