Shtypi botëror 14.06.2017

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot e mërkurë, 14 qershor 2017 nga mediat botërore.

Shtypi botëror 14.06.2017

PODCAST - Shtypi botëror 14.06.2017

Agjencia britanike “Reuters” – “Erdoani tha se izolimi i Katarit nuk përputhet me islamin”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka dënuar izolimin e Katarit nga vendet fqinje dhe tha se kjo bie ndesh me vlerat islame. Në fjalën që mbajti në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Erdoan tha: “Shikojmë që në Katar është bërë një gabim shumë serioz. Nuk është njerëzore të tentosh të izolosh në çdo kuptim popullin e një vendi, një gjë e tillë nuk është aspak islame. Kemi të bëjmë me një vend, sikur të jetë i dënuar me vdekje. Katari është një vend që bashkë me Turqinë po shfaq qëndrimin më të vendosur kundër organizatës terroriste DAESH. Rajonit nuk do ti sjellin asgjë të dobishme akuzat që i bëhen Katarit përmes fushatave shpifëse”. Këto deklarata të Erdoanit, bërë 8 ditë pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Katarin nga disa vende arabe si: Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejni dhe Egjipti dhe fillimi i zbatimit të sanksioneve të ashpra ndaj Katarit, është në cilësinë e ndërhyrjes më të fortë që është bërë deri më tani nga një partner i fuqishëm i Dohas në rajon.

***

Portali italian “AskaNews” – Erdoan: Një referendum i Administratës Rajonale Kurde të Irakut për pavarësi është “kërcënim”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan në deklaratën që bëri dje, ku reagoi ndaj lajmit se më 25 shtator në Administratën Rajonale Kurde të Irakut do të mbahet referendum, tha: “Hedhja e një hapi nga Iraku i Veriut në drejtim të pavarësisë është një gabim dhe kjo përbën kërcënim për tërësinë territoriale të Irakut”. “Një referendum i tillë nuk do të ishte i dobishëm për askënd. Integritetin territorial të Irakut ne e kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë gjithmonë”, shtoi ai.

***

Agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press- AP” – “Kryeministri: Turqia është për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim me BE-në”

Kryeministri i Turqisë tha se vendi i tij kërkon të vazhdojë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian (BE). Në konferencën e përbashkët që pati të martën me homologun bullgar në Ankara Kryeministri Binali Jëlldrëm (Binali Yıldırım) tha: “Ne si Turqi duam që ti vazhdojmë bisedimet me BE-në për anëtarësim me të drejta të plota në Union. Ne e kemi këtë vullnet”. Marrëveshja e nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) për udhëtimin e qytetarëve turq pa viza dhe për pengimin e dyndjes së refugjatëve drejt Evropës nuk është zbatuar plotësisht, u shpreh Jëlldërëm, duke shtuar se udhëtimi pa viza dhe ripranimi (i refugjatëve) “parimisht” duhet të zbatoheshin në të njëjtën kohë.

***

Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti” – “Në datat 16-18 qershor në Moskë do të zhvillohet festivali i Turqisë”

Festivali i Turqisë do të mbahet në datat 16-18 qershor në parkun “Krasnaya Presnya” të kryeqytetit të Rusisë, Moskë. Sipas njoftimit që ka bërë portali “mos.ru” vizitorët në këtë aktivitet do të njihem me kulturën, historinë, gjuhën dhe traditat e Turqisë. Të interesuarit e festivalit do të kenë mundësi të vizitojnë edhe fshatin me punime artizanale, të fluturojnë me balonat e vërteta të Kapadokya-s, të blejnë dhurata, të shikojnë fallin e kafesë si dhe të marrin pjesë në punimet që do të realizohen në atelie të ndryshme. Nga Turqia për të marrë pjesë në këtë festival do të shkojnë edhe artistë të njohur, përfshi edhe aktorët e serialit “Sulejmani i Madhërishëm”. Përveç kësaj në festival do të hidhet shorti edhe për 200 paketa pushimi në Turqi.



Lajme të ngjashme