Shtypi botëror 12.01.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore:

Shtypi botëror 12.01.2018

Gazeta serbe “Blic”: Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha në Paris se Turqia është lodhur duke pritur nga Bashkimi Evropian që ta pranojë.

Agjencia gjermane e lajmeve “DPA”: Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabrial ka thënë se dialogu strategjik me Turqinë duhet rishikuar.

Portali turko-amerikan i lajmeve në ShBA (Turkish Amerikan News): Pas Pensilvanisë (shteti ku është strehuar kreu i organizatës terroriste/struktura paralele në shtet FETO/PDY, Fetullah Gylen) qëndron ShBA-ja.

Uebsajti i “Deutsche Welle” (DW) në Gjermani: Mesaj pozitiv nga ministrat e Jashtëm turk e gjerman: ”Kemi besim se marrëdhëniet mund ti zhvillojmë me mirëkuptim të ndërsjellët, dialog dhe bashkëpunim të sinqertë”.

Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”: Turqia ka nisur hulumtime për islamofobinë në katër vende të Bashkimit Evropian.

Gazeta gjermane “Junge Welt”: Afrimi Turqi-Gjermani... Ministrat e Jashtëm të të dy vendeve punojnë për zhvillimin e marrëdhënieve politike ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë.

Uebsajti turko-amerikan i lajmeve në ShBA (Turkish American News): Numri i milionerëve turq arrin në 127 mijë.

Televizioni kataras “Al Jazeera”: Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan): Operacioni Mburoja e Eufratit do të vazhdojë në mënyrë që të përfshijë edhe provincat Afrin dhe Menbixh.

Agjencia ruse e lajmeve “TASS”: Presidenti Rexhep Tajip Erdoan e cilëson si një ‘komplot politik’ gjyqin për bankierin turk (ish-zv.drejtori i përgjithshëm i bankës “Halk Bankasi”)

Uebsajti “Turkishny” në Amerikë: Presidenti Rexhep Tajip Erdoan: Shoqërinë ajrore “Turkish Airlines” (THY) do ta shndërrojmë në kompaninë me flotën ajrore më të madhe në botë.

Agjencia krimeane e lajmeve “QHA”: Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka thënë se forcat e regjimit sirian me pretekstin e luftës kundër “al-Nusra” godasin edhe opozitarët e moderuar, dhe kjo është një qasje që minon procesin e zgjidhjes politike në Siri.

Portali kinez i udhëtimeve “Xinlang”: Objektivi i Turqisë është 1 milionë turistë kinez.

Agjencia britanike e lajmeve “Reuters”: Turqia thërret për sqarime ambasadorët rus e iranian për shkak të shkeljeve në zonat çtensionuese në Siri.

Uebsajti rus “Sputnik”: Banka Botërore ka rritur në 6,7% parashikimin e rritjes ekonomike të Turqisë për vitin 2017, ndërsa ka mbajtur konstante 3,5% pritshmërinë për vitin 2018.

Agjencia iraniane e lajmeve “Mehr”: Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu ka kërkuar nga Irani dhe Rusia të parandalojnë sulmet e Damaskut.

Gazeta kineze “Wangyi”: Shoqëria ajrore turke Turkish Airlines (THY) ka porositur 20 avionë Airbas të tipit “A350-900”.

Agjencia angleze “Reuters”: Të mërkurën Turqia thirri në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Ankara në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri.

Gazeta gjeorgjiane “Interperssnews”: Turqia ndryshon rregullat e kalimit të kufirit.

Agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press” (AP): Boyko Borisov, Kryeministri i Bullgarisë, vend që mban kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian (BE), tha se BE-ja është e detyruar që të krijojë marrëdhënie më të mira me Turqinë.

Gazeta austriake “Der Standard”: Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneiss në një bisedë telefonike që ka realizuar me homologun turk, Melvut Çavushollu ka thënë se ajo i do Turqinë dhe turqit.



Lajme të ngjashme