Shtypi botëror 13.04.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar këtë javë nga mediat botërore (9 - 13 prill 2018).

Shtypi botëror 13.04.2018

Agjencia iraniane e lajmeve “IRNA” – Turqia mbështet planin e paqes që qeveria afgane i ka propozuar Talebanit.

Portali britanik BBC në turqisht – Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) ka thënë se i respektojnë ata që kanë ardhur me rrugë të ligjshme nga Afganistani, kurse ata që kanë ardhur klandestinë përbëjnë një vështirësi serioze.

Agjencia angleze e lajmeve “Reuters” – Turqia dënoi sulmin e regjimit sirian me armë kimike, që ndodhi të premten në Duma.

Agjencia gjermane e lajmeve “DPA” – Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka thënë se përgjegjësit e sulmit kimik në Gutën Lindore dhe Dumën e Sirisë do ta paguajnë çmimin.

Gazeta irakiane “BASNews” - Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka reaguar ndaj pritjes që u ka bërë Franca pjesëtarëve të organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG në Pallatin Elize.

Uebsajti “Turkish American” në ShBA – Aty ku ndodhet ushtari turk, aty ka edhe paqe, ka thënë Kryeministri Binali Jëlldërëm.

Agjencia angleze e lajmeve “Reuters” - Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në një bisedë telefonike që ka realizuar me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se regjimi sirian duhet t’u japë fund vdekjeve të civilëve në Gutën Lindore, të cilën e mban të rrethuar dhe nën bllokadë.

Portali “Turkish American” në ShBA – Zv.kryeministri dhe Zëdhënësi i Qeverisë, Bekir Bozda (Bozdağ) ka thënë se shoqëria ndërkombëtare duhet të veprojë në unitet për sa i përket çështjes së Sirisë.

Uebsajti i BBC-së në turqisht – Në lidhje me kohën e dorëzimit të rajonit të Afrinit në Siri Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka thënë se këtë do ta përcaktojë Turqia dhe jo ministri i jashtëm rus.

Uebsajti rus i lajmeve “Sputnik” – Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka theksuar se rajoni Afrin i Sirisë nuk do ti dorëzohet regjimit të Beshar Esadit.

Uebsajti gjerman i lajmeve DW (Deutsche Welle) - Presidenti Rexhep Tajip Erdoan u ka bërë thirrje turqve që jetojnë në Evropë që të kenë ndikim në politikën e vendeve ku ndodhen.

Uebsajti “Turkish American” në ShBA – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneralarmate Hulusi Akar ka thënë se nuk do të lejojnë ndonjë zhvillimit të llojit ‘fakt i kryer’ në Detin e Egjeut dhe Mesdheun Lindor.

 



Lajme të ngjashme