Shkëmbim zjarri në Tunxheli, 1 ushtar dëshmor dy të tjerë mbetën të plagosur
Në Tunxheli (Tunceli) në përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe terroristëve të organizatës separatiste terroriste PKK 1 ushtar ra dëshmor ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Në përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe terroristëve të organizatës separatiste terroriste PKK në Tunxheli (Tunceli) 1 ushtar ra dëshmor ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, në operacionin e zhvilluar për të parandaluar aktivitetet e organizatës terroriste në zonën rurale të Nënprefekturës Nazëmije (Nazımiye) të Tunxhelisë, forcat e sigurisë u përballën me terroristët ku pati shkëmbim zjarri.
Në këtë përleshje 1 ushtar ra dëshmor ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.
Në rajon vazhdon operacioni i mbështetur nga ajri kundër terroristëve.
Nga ana tjetër janë neutralizuar 5 terroristë të PKK-së të spikatur në zonën rurale të nënprefekturës Çukurxha (Çukurca) të rrethit Hakkari dhe 6 terroristë nëpërmjet operacionit ajror në rajonin Zap në veri të Irakut.
Brenda një jave janë dorëzuar 8 terroristë dhe janë neutralizuar 51 të tjerë, nga këta 10 janë kapur të gjallë.