Gyl reagon ndaj kërkesës së Amerikës: Hera e parë që dëgjoj një pretekst të tillë

Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Abdulhamit Gyl deklaroi se në hetimin që zhvillohet ndaj FETO/PDY janë arrestuar 49 mijë e 697 persona.

Gyl reagon ndaj kërkesës së Amerikës: Hera e parë që dëgjoj një pretekst të tillë

Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Abdulhamit Gyl (Gül) tha se: "Nuk ka mbetur më asnjë pengesë për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste gyleniste struktura paralele në shtet (FETO/PDY), Fetullah Gylen (Fetullah Gülen). Nuk ka asnjë pengesë, nuk ka mbetur asnjë dokument i padërguar, ose procedurë e paplotësuar. Parakushtet janë përmbushur për të dyja palët për ekstradimin. Tani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës presim ekstradimin e Gylenit", tha Gyl.

Ministri i Drejtësisë u takua për një mëngjes me korrespondentët e gjyqësorit.

Ministri Gyl, në lidhje me kërkesën e Amerikës për dorëzimin e telefonit të personelit të burgosur të konsullatës së përgjithshme të këtij vendi në Stamboll, Topuz, u shpreh me këto fjalë: “Na ka ardhur një shkresë e tillë. Këtë shkresë ia përcollëm organit të prokurorisë që po heton këtë çështje. Ky është një vendim që merret nga ky organ. Në shkresë thuhej: “Pavarësisht se telefoni i përkiste individit, përdorej për punët tona” dhe me këtë mund të nxirret edhe kjo tjetra –“Pavarësisht se është nënshtetasi juaj, ne e përdornim për punët tona, na e jepni edhe atë (Topuzin) pra është një çështje që fillon që nga telefoni e deri tek personi në fjalë. Me këtë rast pashë edhe një gjë që se kisha parë më parë, imunitet telefoni”.

Në lidhje me pretendimet se Adil Ëksyz (Adil Öksüz) gjendet në Gjermani, Gyl tha: “Para disa ditësh doli një lajm me fotografinë e një shtëpie ku shkruhej se Ëksyz jeton aty. Pas kësaj filluan punimet në lidhje me këtë çështje. Për këtë do të bëjmë një kërkesë konkrete. Ata nuk mund të mos e dinë që ai është pjesëtarë i organizatës (FETO/PDY)”.

Kurse në lidhje me dhënien e çmimit Vaclav Havel ish-kryetarit të YARSAV, Arslan, që gjendet i arrestuar për shkak të FETO/PDY, Gyl u shpreh me fjalët: “E them në përgjithësi, ata të cilët nuk morën ato që donin prej mashave të tyre nuk i arritën dot në Turqi mundohen ta kthejnë luftën me prokurë në çështje dinjiteti dhe kërkojnë të vazhdojnë armiqësinë dhe kërcënimin kundrejt Turqisë. Prandaj kur këta i japin çmime këtyre personave (të implikuar në FETO) nuk kanë se si të mos e dinë që janë pjesë e organizatës. Pasi ai person shkruan letër falënderimi disa ditë para se ta marrë çmimin”.   

Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Abdulhamit Gyl deklaroi se në hetimin që zhvillohet ndaj FETO/PDY janë arrestuar 49 mijë e 697 persona.



Lajme të ngjashme