Reagimet turke për dënimin e Mlladiçit

Turqia dëshiron që dënimi për ish-komandantin serb Ratko Mlladiç të shërbejë si shembull për mos-përsëritjen e krimeve të ngjashme.

ratko mladic.jpg
the-guardian-ratko-mladic-je-karijeru-izgradio-na-zlocinima_trt-bosanski-18368.jpg
uhapsen-ratni-zlocinac-ratko-mladic.jpg
bosna-daki ilk soykırım kljuc şehrinde yapıldı.jpg
srebrenica bugun25.jpg

Dënimi me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe për shkelje të ligjeve të luftës i ish-komandantit serb Ratko Mlladiçit, i njohur edhe si "Kasapi i Bosnjës", bëri jehonë edhe në Turqi.

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Cavusoğlu) lidhur me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi me seli në Hagë të Holandës (Tribunali i Hagës), bëri këtë vlerësim: “Krimineli Mlladiç u dënua për gjenocid. Një ditë emocionuese për boshnjakët. Kujtime të hidhura dhe një copë drejtësi".

Kurse ministri i Çështjeve të Bashkimit Evropian dhe negociatori kryesor i Ankarasë me Brukselin, Omer Çelik (Ömer Çelik) vendimin në fjalë e vlerësoi me një postim në llogarinë e tij në median sociale.

“Dënimi është në cilësinë një ngushëllimi sado të vogël për të afërmit e zhdukurve. Shpresoj që dënimi, që i është dhënë këtij katili, të krijojë një kujtesë dhe mesazh të fuqishëm si dhe të kontribuojë në forcimin e paqes dhe qetësisë në rajon”, shkruan Çelik në mesazhin e tij.

Ndërsa në deklaratën me shkrim të Ministrisë e Punëve të Jashtme përcillet urimi që vendimi ti shërbejë paqes shoqërore në Bosnjë- Hercegovinë dhe në rajon dhe si shembull për mos-përsëritjen e krimeve të ngjashme.

 


Lajme të ngjashme