Turqia përshëndeti vendimin e Parlamentit Evropian

Parlamenti Evropian (PE) ndaloi hyrjen e personave dhe grupeve të përfshira në listën e organizatave terroriste në objektet e PE-së.

Turqia përshëndeti vendimin e Parlamentit Evropian

Turqia përshëndeti ndalimin e hyrjes së personave dhe grupeve të përfshira në listën e organizatave terroriste në Parlamentin Evropian (PE), përfshirë këtu edhe grupin terrorist të PKK.

Në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë thuhet se "Ne e mirëpresim vendimin e Byrosë së Parlamentit Evropian (EP) që mohon qasjen e organizatave terroriste të renditura si të tilla nga BE, përfshirë PKK-në dhe grupet e tjera të përfshira në aktivitetet terroriste kundër Turqisë. Sipas vendimit në fjalë, individët që përfaqësojnë këto grupe nuk mund të ftohen dhe nuk do të lejohet bërja e promovimit të tyre në ambientet e Parlamentin Evropian. Vendimi në fjalë paraqet një hap pozitiv të Parlamentit Evropian të hedhur në drejtim të përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare. Turqia do të monitorojë nga afër zbatimin e vendimit të PE-së", thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Jashtme turke.



Lajme të ngjashme