Turqia reagoi ashpër ndaj deklaratave të qeverisë së re austriake

MPJ e Turqisë i cilësoi deklaratat e qeverisë së re të Austrisë të bëra ndaj Turqisë si “të fatkeqe” dhe “shkurtpamëse”.

Turqia reagoi ashpër ndaj deklaratave të qeverisë së re austriake

Deklaratën e qeverisë së re të sapoformuar të Austrisë se do të kërkoj nga “Bashkimi Evropian për të ndërprerë negociatat me Turqinë dhe se do të kërkoj aleatë për këtë çështje”, nga Turqia janë cilësuar si “të fatkeqe” dhe “shkurtpamëse”.

Në një prononcim me shkrim të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë në lidhje me deklaratën në fjalë shkruhet se “Kjo deklaratë fatkeqe dhe shkurtpamëse, që zë vend në programin e qeverisë së re të Austrisë, fatkeqësisht është e cilësisë së vërtetimit të shqetësimeve se diskriminimi dhe tjetërsimi do të transferohen në trendin e rrymës politike”.

“Krahas kësaj përpjekje për ti ikur detyrimeve të cilat burojnë nga marrëveshjet e bëra mes BE-së dhe vendit tonë dhe deklarata se do të kërkohen aleatë duke e bërë këtë, janë deklarata të mangëta nga sinqeriteti dhe të largëta nga miqësia”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme gjithashtu shkruhet se “Shpallja me anë të programit qeveritarë e kërkimit të aleatëve përballë të drejtave legjitime të vendit tonë, në vend se të kërkohen aleatë për sprovat në nivel global, është një sjellje e pahijshme që nuk përshtatet me mirësjelljes politike dhe diplomatike. Në qoftë se këto deklarata, të cilat do të sfidojnë kufijtë e humbjes së miqësisë së Turqisë, vihen në jetë, atëherë ato do të gjejnë edhe përgjigjen e duhur”.



Lajme të ngjashme