Erdogan në 135-vjetorin e Universitetit “Marmara”: FETO-ja ka grabitur të ardhmen tonë

“FETO-ja ka grabitur të ardhmen tonë me të keqen që u ka bërë fëmijëve të këtij populli”, u shpreh Erdogan të premten, në një fjalim gjatë ceremonisë me rastin e 135-vjetorit të themelimit të Universitetit “Marmara” të Stambollit...

Erdogan në 135-vjetorin e Universitetit “Marmara”: FETO-ja ka grabitur të ardhmen tonë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se organizata terroriste gyleniste (FETO) ka grabitur të ardhmen e vendit të tij.

“FETO-ja ka grabitur të ardhmen tonë me të keqen që u ka bërë fëmijëve të këtij populli. Ka grabitur të ardhmen tonë dhe e ka përçarë këtë umet”, u shpreh Erdogan të premten, në një fjalim gjatë ceremonisë me rastin e 135-vjetorit të themelimit të Universitetit “Marmara” të Stambollit.

Ndër të tjera, kreu i shtetit turk bëri të ditur se Universiteti “Marmara” ka mbi 84 mijë studentë dhe 3.277 pedagogë, si dhe është një prej universiteteve që pranon çdo vit mbi 3 mijë studentë nga 115 shtete të ndryshme, gjë e cila, sipas tij, tregon forcën përfaqësuese të këtij institucioni arsimor.

“Arsimi i lartë është ndër fushat që mund ta shohim si një prej shembujve më të spikatur të reformave historike, që Turqia ka vënë në zbatim dhe jetësuar gjatë 15 viteve. Kur ne morëm pushtetin, numri i të rinjve që dëshironin të hynin në universitet ishte i madh, por numri i atyre që arrinin të hynin ishte i vogël. Si pasojë e këtij mosfunksionimi, kishte lindur nevoja për kurse përgatitore parauniversitare dhe këtu mentaliteti i FETO-s kishte gjetur shansin për të rekrutuar nxënësit më të shkëlqyer nëpërmjet këtyre kurseve”, theksoi ai.

“Prej vitesh, udhëzimi im i parë për ministrin e Arsimit, që emërohej pas ndryshimeve të kabinetit, ka qenë gjithmonë mbyllja e këtyre kurseve, Këtë çështje arritëm ta zgjidhim në rrënjë kur postin e ministrit të Arsimin e mori Nabi Avci”, tha Presidenti Erdogan mes të tjerash. /AA

 


Lajme të ngjashme